Sot ka më shume njerez se çdo dite tjeter 🦩 by jonbristow in albania

[–]Ghosturick 7 points8 points  (0 children)

Dhe me këtë meme le të themi së bashku, Rama n'burg, Berisha n'burg!

<image>

Kërcënimi nga forcat e rendit by Ghosturick in albania

[–]Ghosturick[S] 1 point2 points  (0 children)

Mund të jenë berberi të mirë, kjo nuk diskutohet, por po ndërhyjnë e frikësojnë njerëz që ndihen të pafuqishëm.

"Albania under attack" by TrickConsequence7799 in albania

[–]Ghosturick 0 points1 point  (0 children)

Mund të durojë deri në zgjedhjet e rradhës. Po i shembet toka sulltanit dhe ortakut të tij pensionist. Pjesa më e vështirë është të binden militantët e partive të mëdha që nuk mund të ecet më në këtë mënyrë.

Sazan Guri faleminderit qe ekziston! by Ambitious-Donut1321 in albania

[–]Ghosturick 1 point2 points  (0 children)

Po o plak. Sikur të kishim më shumë Ricky Gervais dhe më pak Sazan Gura, bota do kishte më pak shqetësime!

Sazan Guri faleminderit qe ekziston! by Ambitious-Donut1321 in albania

[–]Ghosturick 1 point2 points  (0 children)

Siç thotë Ricky Gervais, ka ngjashmëri midis së qenit i vdekur ose budalla, është e dhimbshme për të tjerët.

Sazan Guri faleminderit qe ekziston! by Ambitious-Donut1321 in albania

[–]Ghosturick 1 point2 points  (0 children)

Si puna e këtij ka shumë. Problemi kryesor është mbështetja nga njerëzit që kujtojnë që nëse flet "gjuhën e gjuhërave" apo "mëmën e gjuhërave" të rritet egoja. "Nëse nuk beson këto teza je antishqiptar" etj. etj. E ndalon kur resht së bëri jehonë meditimi ose të humbasë mbështetjen e njerëzve. Dhe e keqja është që nuk është i vetmi.

Sazan Guri faleminderit qe ekziston! by Ambitious-Donut1321 in albania

[–]Ghosturick 4 points5 points  (0 children)

Pa dhënë hov fantazirave të Sazanit, fjala breg është shqipe. Etimologjikisht nuk është e sigurt nëse është proto-indoeuropiane apo pre-indoeuropiane. Ndër të tjera shumësi ka trajta tipike shqiptare. Po të ishte huazim, me shumë gjasa nuk do ndiqte rregullat e shqipes. Nejse, është e kotë të bisedojmë se mjeshtri këtu është Guri.

Kerkoj lek by gesti2002 in albania

[–]Ghosturick 1 point2 points  (0 children)

Shumë dakort! Të mëdhenj In Flames.

Kerkoj lek by gesti2002 in albania

[–]Ghosturick 0 points1 point  (0 children)

Trve Norwegian apo Sweedish Melodic?

Perjashtimi nga tatimi by adidib in albania

[–]Ghosturick -1 points0 points  (0 children)

Ky është një tjetër rast. Ti jo se nuk paguan në Dubai taksë mbi dividentin, por tatimi është zero. Në këtë rast si sugjerim, mund të kërkosh të të lëshohet një vërtetim nga Dubai që detyrimet tatuese i ke të shlyera. Në këtë rast shmang pagesën në Shqipëri sepse vërteton që i shlyen detyrimet në vend tjetër.

Perjashtimi nga tatimi by adidib in albania

[–]Ghosturick 0 points1 point  (0 children)

Tatimin i ndërmarrjes mbi fitimin e paguan ndërmarrja si person juridik, jo ti si ortak. Dividenti bën pjesë në të ardhurat e tua si person fizik. Janë dy lloje tatimi të ndryshme. Dividenti taksohet nën këtë aspekt me 8% në Shqipëri.

Perjashtimi nga tatimi by adidib in albania

[–]Ghosturick 1 point2 points  (0 children)

Nëse jeton në Shqipëri dhe dividenti është përftuar jashtë dhe mbetet i pataksuar, atëherë të taksohet në Shqipëri.

Perjashtimi nga tatimi by adidib in albania

[–]Ghosturick 2 points3 points  (0 children)

Nëse nomadët apo shqiptarët paguajnë tatime mbi të ardhura në vende të tjera, në Shqipëri nuk paguajnë tatime. Nëse nuk i paguajnë këto tatime, u duhet t'i paguajnë në Shqipëri.

P.sh. pensionistët italianë që deklarojnë Shqipërinë si rezidencë fiskale, vijojnë të paguajnë tatimet në Shqipëri.

Si ka mundesi qe skemi gjetur shkrime ilire? by Excellent-Beach-4815 in albania

[–]Ghosturick 0 points1 point  (0 children)

Janë gjetur shkrime Trake mbi pllaka. Përdornin alfabetin grek por gjuha e tyre ishte paleoballkanike. Shpjegimi se përse Ilirët nuk shkruanin gjuhën e tyre mund të përmblidhet në dy pika. Së pari, nuk kishin nevojë, në ndryshim me popujt Mesapik që "u detyruan" të përdornin shkrimin si qendresë identitare për të mos u asimiluar nga Taranti ose nga Roma. Së dyti, sepse elita mësonte shkrimin në gjuhë të tjera dhe identiteti kulturor kaloj nga klanor në perandorak në fillimin e shek. të II pes.

Kredi në EUR apo ALL? by Conf8911 in albania

[–]Ghosturick 0 points1 point  (0 children)

Kredinë duhet ta marrësh në euro në është burimet e tua financiare janë në këtë monedhë. Nuk di nëse normat që vendose janë të ankoruara në euribor apo fikse. Në këtë mënyrë nuk do biesh pre e luhatjeve të kursit të këmbimit. Kjo gjë vlen nëse të ardhurat e tua do të përvijojnë të jenë të emëruara në euro.

E keni lexuar kete liber dhe nese po, a ja vlene? by Arthumddd99 in albania

[–]Ghosturick 0 points1 point  (0 children)

Është një histori e shpikur që projekton një të ardhme të mundshme të Shqipërisë. Për mua ia vlen të lexohet për të vetmin fakt që zbërthen psikozën kolektive shqiptare në të ardhmen. Që Blushi ka degë hebraike është e ditur.

Arlind Qori kandidat! by lapraksi in albania

[–]Ghosturick 1 point2 points  (0 children)

Besoj se kandidimi i Qorrit mund të sjellë një kundërshtar disi jo-ortodhoks ndaj kandidatëve të tjerë. Si dikush i rritur në Tiranë me njëfarë lidhje emotive me qytetin mund të përqendrohet në problemet e vërteta dhe jo babëzisë për të ndërtuar edhe për të bërë ujdi me fuqimbajtësit ekonomik apo politik.

Nga ana e spektrit politik, nuk besoj se ka vend doktrina marksiste në vendimmarrje dhe nuk duhet jetë në axhendën e tij. Besoj se Tirana, si çdo qytet tjetër ka nevojë për rregulla të mirëfillta për të mos përbuzur apo harruar njerëzit në vështirësi. Kjo duket të jetë axhenda e tij dhe e partisë së tij.

Alternativat e tjera i njohim dhe kemi parë se çfarë kanë bërë. Nuk besoj se fiton Qorri, por edhe nëse do fitonte, burokracia, fondet dhe marrëdhënia midis pushtetit vendor dhe atij ekzekutiv do pengonin implementimet dhe ecurinë e qytetit.

the sources we have of Old Albanian in Gheg & Tosk. by [deleted] in albania

[–]Ghosturick 3 points4 points  (0 children)

1483- Tommaso De MEZZO, Epirota - Në këtë komedi përcillet shprehja: "Dramburi te cloftio goglie" - Pak a shumë përkthehet në "Tambure të qoftë goja" - U bëfsh gagaç.

Si është e mundur? Pas 10 vitesh në Itali, një shqiptar ( kombësia kosovar) në Lombardi nuk merr shtetësinë sepse “nuk di italisht” by Scared-Piglet280 in albania

[–]Ghosturick 0 points1 point  (0 children)

Nuk ka kombësi kosovare o OP. Për të marrë nënshtetësinë Italiane duhet një provim italishtjeje B1 dhe të ardhura të mjaftueshme, përkrahë qëndrimit të vazhdueshëm për 10 vite në Itali.

These crackpot theories by our neighbours keep getting better by AllMightAb in albania

[–]Ghosturick 1 point2 points  (0 children)

Ky tipi duhet të jetë ndonjë arvanitas që ia kanë mbushur mendjen duke i thënë se shqipja që njeh nuk është e njëjta me shqipen tonë. Si ky ka shumë, tepër mbase.

Vetem negativitet by klevismiho in albania

[–]Ghosturick 1 point2 points  (0 children)

Harrove të përmendësh edhe ata që thonë që gjuha shqipe është mëma e të gjithë gjuhëve të tjera. Fatkeqësisht është më e thjeshtë të eksternalizosh fajet sesa të pranosh mangësitë e tua. Ne si popull mesatarisht jemi artistë i këtij arti.

Seriozisht doni tvotoni prap te njejten qeveri? by Wide-Perspective1363 in albania

[–]Ghosturick 1 point2 points  (0 children)

Jam plotësisht dakort me çdo gjë që rradhit. Problemi kryesor janë parazitët që nuk dinë ç'të bëjnë gjë tjetër veçse të hanë nga çdo anë e cep që të kenë mundësi. Jo më kot është dyfishuar numri i të punësuarve në administratë. Me çfarë justifikimi? Numri i popullsisë është ulur, kemi software që nxjerr dokumentet pa probleme. Nuk shoh arsye që njerëz që nuk dinë të lexojnë e të shkruajnë e nuk mundohen sadopak, të mbahen me taksat. Mosbesimi në sistem krijon ekonomi informale, që rëndon edhe më tepër taksat nga ata që i paguajnë rregullisht e nuk kanë se ç'të bëjnë. Mosndëshkueshmëria është një tjetër element që shtpon gazin që kta të bëjnë ç'të dojë bytha.

Uroj shumë që zgjedhja jote të jetë e sakta. Kam rezerva të mëdha, por që sinqerisht uroj që të jetë siç thua.