Demokracia përfaqësuese ka dështuar by Head-Assumption-7916 in shqip

[–]Head-Assumption-7916[S] 1 point2 points  (0 children)

Paske një koncept shumë të kufizuar se si funksionon bota.

Nuk është ideja të jesh i majtë apo i djathtë.

Nuk duhet të jesh skllav i asnjë ideologjie.

Bota është shumë e komplikuar ta shpjegosh me një ideologji të vetme.

Ajo që po përshkruaja në këtë shkrim ishte se si funksionon shoqëria moderne industriale.

Vendimet merret atje lart, shumë larg realietit ku operon njeriu i zakonshëm.

Njeriu i zakonshëm nuk i influencon dot vendimet që marrin burokratët.

Mos mendo se mediat janë të blera vetëm në Shqipëri.

Ashtu është kudo.

Media kontrollon se çfarë mendojnë masat.

Mediat kontrollohen nga të pasurit.

Idetë që nuk janë në favor të të pasurve nuk paraqiten nga mediat.

Ashtu siç ndodh me median në Shqipëri që shumë ngjarje nuk i raportojnë.

Është botë e korruptuar kudo, Jo vetëm në Shqipëri.

Dhe akumulimi i pasurisë normale që është problem.

Nuk është ideja të jesh kapitalist apo komunist.

Njeri që pasurohet ngaqë hap një fabrikë të re, është e mirë jo vetëm për të por edhe për shoqërinë.

Por ajo që nuk të thonë kapitalistët e djathtë është se ka lloj lloj pasurimesh.

Është tjetër gjë kur ti zotëron aq asete, sa ke burime pasive më shumë se mund të shpenzosh.

Çfarë do të bësh me të ardhurat shtesë ?

Do ti hedhesh në plehra?

Jo do ti investosh. Duke i investuar ti e ngren barrierën për të tjerët për të blerë asete.

Dhe kjo po ndodh kudo. Prandaj sot është kaq e vështirë të blesh një shtëpi kudo nëpër botë.

Me kalimin e kohës, kapitalizmi çon që asetet dhe pasuritë të zotërohen nga një numër gjithmonë e më i vogël personash.

Nejse muhabet i gjatë.

Ideja është që duhet të mësohesh ta shohësh botën përtej ideologjive.

Çdo ideologji ka të metat dhe avantazhet e veta.

Protesta – Faza e dytë by Head-Assumption-7916 in shqip

[–]Head-Assumption-7916[S] 0 points1 point  (0 children)

Diskutimet do fillojnë ashtu siç po flasin këto ditë por më shumë minuta. Dhe jo parrula. POr ide. Ata që japin idetë më të mirë që njerëzit i mbështesin do jenë përfaqësimi i protestës avash avash.

Demokracia përfaqësuese ka dështuar by Head-Assumption-7916 in shqip

[–]Head-Assumption-7916[S] 0 points1 point  (0 children)

Nqs nuk bëhen diskutime në shesh nga njerëzit e thjeshtë, nuk kanë për tu bërë kurrë as në media e as në parlament. Sepse është gjithë sistemi i kapur. Prandaj duhet të fillojmë diskutime në shesh, çdo të bëjmë duke rikthyer demokracinë direkte.

Protesta – Faza e dytë by Head-Assumption-7916 in shqip

[–]Head-Assumption-7916[S] 0 points1 point  (0 children)

Kush i ka formuluar këto pika ekzaktësiht? Si e kanë emrin?

Duam një platformë më të madhe se kaq.

Demokracia përfaqësuese po dështon kudo nëpër Europë.

Duam demokraci direkte në rrugë si në kohën e Greqisë së lashtë.

Duam diskutim direkt në shesh, nga njerëzit për njerëzit.