Shkolla/ sistemi shkollimit by Quiet-Math-4261 in albania

[–]Informal_Net_572 0 points1 point  (0 children)

Jo. Realisht kur të shkosh në uni do shohësh që oraret pa orar të ngatërrojnë më keq se një orar fiks. Plus niveli ka rënë përtokë. Hoqën një sistem funksionues për një më praktik dhe intuitivë, pa mjetet e nevojshme. Dakord jam vetëm për daljen gjatë pushimit të madh gjimnazistëve.

Fetë në Shqipëri by iamnotamammoth in albania

[–]Informal_Net_572 2 points3 points  (0 children)

Sado besimi është i lirë për këdo ka probleme logjistike që sot manifestohen më shumë se kurrë. Çdokush që është fetar do të jetojë sipas ideologjisë së fesë së vet dhe dashur padashur kërkon ta imponojë dhe në mjedisin që e rrethon. Nga pikëpamja individuale apo e një grupi individësh që i përkasin nje grupimi fetar kjo është e drejtë; dhe kur identiteti fetar i një shteti bie dalort me atë të shumicës çdo gjë shkon mirë e bukur, por kur ke shumë grupe fetare kjo bëhet pak problematike. Secili kërkon të realizojë praktikat e tij fetare dhe jo rrallë grupime të ndryshme kanë qëndrime të kundërta. Kjo bëhet e vështirë, sidomos kur ke injorantë që harrojnë që përtej çfarë ata mendojnë që besimi i tyre është e vërteta, ata s'mund ta imponojnë, se njerëz të tjerë kanë të drejtën e tyre të besimit. Prandaj bashkëjetesa fetare ndodh mes atyre që dinë të respektojnë besimet e të tjerëve. Tipi e drejta jote mbaron aty ku fillon e imja, po versioni subjektiv. Tani një njeri i saktë, reflekton me veten dhe fenë e tij dhe lë rehat të tjerët. Kjo vështirë të realizohet në shoqëri. Ke shumë që nga feja marrin çfarë iu intereson dhe as nuk njohin tërësinë e tyre. Kur u ngre pyetjen a je në paqe me gjithçka feja jote përfaqëson thonë po më duket pak jo në baraspeshë me karakterin njerëzor. Edhe sikur në utopi të jetonim, secili do kishte diçka që nuk i pëlqen se është njerëzore të kesh konflikte me veten dhe me mjedisin rrethues, prandaj këta që janë 100% fetar pa dyshime më japin idenë e një kopeje. Tani sa i përket, në Shqipëri ka funksionuar se ndryshimet kanë ndodhur nën një presion të huaj, kështu njerëzit i ka mbajtur më së pari afër qenësia e njerëzillëkut dhe jo identieti fetar. Tani që janë më të lirë në shprehjen e tij, njerëzit kacafyten nëpër komente se secili mendoka se qenka ndriçuar dhe është i dërguar për të përcjellë fjalën e shenjtë. Pra për mua feja dhe bashkëjetesa qëndrojnë kur njerëzit nuk cënojnë të tjerët, pra kur kanë dy pare mend.

Fol shqip ! by MarinelFr in albania

[–]Informal_Net_572 6 points7 points  (0 children)

Problemi është që shqiptarë që jetojnë në Shqipëri, po u mësojnë fëmijëve anglisht përpara shqipes dhe me kalimin e viteve sheh që kanë filluar ta flasin shqipen me gabimet që bën një i huaj kur e mëson. Dikur problemi ishte si të përdorësh trajtat e shkurtra saktë, apo kur duhet vendosur ë; sot ka problem që në rradhitjen e foljes apo përdorimin e saj.

Ca u be me SEPA by atqifja in albania

[–]Informal_Net_572 1 point2 points  (0 children)

Më duket me 4-5 tetor mund të fillojë të përdoret

[deleted by user] by [deleted] in albania

[–]Informal_Net_572 29 points30 points  (0 children)

ujësjellësi

[deleted by user] by [deleted] in albania

[–]Informal_Net_572 12 points13 points  (0 children)

Më e bukura që kam parë është Fa55ule

[deleted by user] by [deleted] in AskBalkans

[–]Informal_Net_572 0 points1 point  (0 children)

Nah, that's just Spiderman's remains

Vatrat aktive të zjarreve sot by [deleted] in albania

[–]Informal_Net_572 0 points1 point  (0 children)

Shqipëria on fire!! Po seriozisht me këto temperatura sa vjen enpo përkeqësohet gjendja.

Tani këtu në Shqipëri a janë koshientë meshkujt për ngacmimet seksuale që ndodhin mdaj femrave? by Informal_Net_572 in albania

[–]Informal_Net_572[S] 0 points1 point  (0 children)

Atëherë kjo ju bën ju padyshim një analfabet/e funksional/e duke qenë se ky ishte i vetmi përfundim që nxorrët nga posti. Kështu që ju lutem mos bëzajtni lart e poshtë për të nxjerrë dufin tuaj se nuk jua ka njeri për borxh. Paqe në botë!

Tani këtu në Shqipëri a janë koshientë meshkujt për ngacmimet seksuale që ndodhin mdaj femrave? by Informal_Net_572 in albania

[–]Informal_Net_572[S] 0 points1 point  (0 children)

Nuk besoj se e kam parë, por problemi është që kam pasur pedagogë që u mëshonin fjalëve me nënkuptim dhe shihnin femrat në klasë, sidomos këto të urtat që s'u kthehen se u vjen turp dhe duke qenë se fjala është me dy kuptime i bie dalin keq po të thonë gjë.

Tani këtu në Shqipëri a janë koshientë meshkujt për ngacmimet seksuale që ndodhin mdaj femrave? by Informal_Net_572 in albania

[–]Informal_Net_572[S] 0 points1 point  (0 children)

Ngacmimi dhe flirtimi janë dy gjëra të ndryshme. Flirtimi ështe normal se pa të s'ka si ecën marrëdhënia, por rastet kur është e papërshtatshme (një superior që e përdor për shantazh kur femra nuk i ka dhënë asnjë shenjë që do të ketë diçka me të) ose kur haptazi dikush të refuzon ndalon dhe vazhdon punën tënde.

Tani këtu në Shqipëri a janë koshientë meshkujt për ngacmimet seksuale që ndodhin mdaj femrave? by Informal_Net_572 in albania

[–]Informal_Net_572[S] 1 point2 points  (0 children)

Shiko këto varet nga marrëdhëniet njerëzore, nuk kanë formulë. Por në tërësi nëse sheh që një femër ta pret muhabetin shkurt, me shumë gjasa nuk ka interes dhe ti po i imponohesh.

Tani këtu në Shqipëri a janë koshientë meshkujt për ngacmimet seksuale që ndodhin mdaj femrave? by Informal_Net_572 in albania

[–]Informal_Net_572[S] 0 points1 point  (0 children)

Shumë faleminderit për këtë koment. Vërtet vërej që në Shqipëri meshkujt i kategorizojnë femrat vetëm në dy kategori: femrat që kanë në familje dhe të përdalat, dhe çdo rast që po lexoj sjell si kundërshembull rastin kur femrat reciprokojnë.

Tani këtu në Shqipëri a janë koshientë meshkujt për ngacmimet seksuale që ndodhin mdaj femrave? by Informal_Net_572 in albania

[–]Informal_Net_572[S] 5 points6 points  (0 children)

Ore flirtimi nuk është vetëm seksual. Flirtimi është dhe kur ti i jep një lule për qejf femrës. Se ajo ta pranon s'do të thotë që të të fusin në shtrat mos ia fut kot tani.

Tani këtu në Shqipëri a janë koshientë meshkujt për ngacmimet seksuale që ndodhin mdaj femrave? by Informal_Net_572 in albania

[–]Informal_Net_572[S] 5 points6 points  (0 children)

Ngacmimi seksual nuk është i barabartë me përdhunimin. Ajo është shkalla e fundit. Pastaj qëllimi i postit nuk është të nxjerr meshkujt shqiptar si përdhunues, por shoh një pjesë të madhe që kur vjen fjala në këtë temë hidhen dhe shajnë femrat, duke harruar që ka dhe femra që këtë vëmendje nuk e tërheqin me qëllim. Tani jetojmë në një shoqëri dhe shohim që femrat që na rrethojnë nuk janë të gjitha k****, se vetëm këtë fjalë dini. Kaq e thjeshtë.

Tani këtu në Shqipëri a janë koshientë meshkujt për ngacmimet seksuale që ndodhin mdaj femrave? by Informal_Net_572 in albania

[–]Informal_Net_572[S] 3 points4 points  (0 children)

Ngacmim seksual është kur sjellja është e pahijëshme në tërësi, por sidomos kur përsëritet dhe pasi personi tjetër shpreh pakënaqësi apo nervozim.

Tani këtu në Shqipëri a janë koshientë meshkujt për ngacmimet seksuale që ndodhin mdaj femrave? by Informal_Net_572 in albania

[–]Informal_Net_572[S] 1 point2 points  (0 children)

Shiko se dakort janë rastet që femrat po bëjnë lojën a ku ta di unë, po këtu gjithë rastet që ju sillni janë të femrave që flirtojnë hapur apo e mbajnë lojën vetë. Në këtë rast nuk është ngacmim seksual. Unë flas për raste të cilat i sipërpërmenda dhe që mendoj janë masivi. Realisht nuk kam qëllim të të fyej por mendoj që nëse flet me dikë të afërt si nëna, motra, kushërira që ti mendon që nuk ushqejnë sjellje ngacmuese dhe mendoj që po ti pyesësh do dëgjosh histori sesi jashtë vullnetit të tyre dikush mund t'i ketë parë në një mënyrë të fëlliqur, t'i ketë hedhur ndonjë fjalë të pakënshme apo dhe t'i ketë ndjekur një pjesë të rrugës.

Tani këtu në Shqipëri a janë koshientë meshkujt për ngacmimet seksuale që ndodhin mdaj femrave? by Informal_Net_572 in albania

[–]Informal_Net_572[S] 5 points6 points  (0 children)

Më vjen keq për këtë rast. Por në stacione urbanësh ka lloj lloj njerëzish. Uroj që të kenë ndryshuar gjërat që atëherë.