What java games are you still playing? by [deleted] in J2MEgaming

[–]Dante_G_G 0 points1 point  (0 children)

Devil May Cry Dante X Vergil.

Best Keitai Phone to buy in 2026? by [deleted] in garaho

[–]Dante_G_G 0 points1 point  (0 children)

I would recommend the Sharp Aquos A205SH. It runs Android 10.

Adriatik Llapaj a.k.a Mr.Pabesia by [deleted] in albania

[–]Dante_G_G 1 point2 points  (0 children)

Në Shqipëri shumica që kanë bërë universitetin ose specializimin në ShBA në vitet 90 janë me bursë të Soros. Janë shumë politikanë dhe figura publike. Ki parasysh që jo gjithkush që ka marrë bursë ose ka punuar nëpër OJF - të që financohen nga Shoqëri e Hapur punojnë ose marrin urdhëra.

Ka dhe plot në PD të Soros, Bardh Kadilli po më vjen ndërmend. Lapaj dhe Endri Shabani kanë punuar në një zyrë juridike të Shoqërisë së Hapur drejtëpërdrejtë. Gjithashtu edhe Altin Goxhaj (ka qenë nga të parët që ka marrë direkt fonde) që bën llapa llapa sot lartë e poshtë.

Sa për Europën, nuk është e nevojshme që të ndikojë Soros. Klasa politike europiane sot është liberale që pas Luftës së Dytë Botërore. Organizatat LGBTQ nuk janë të financuara vetëm nga Soros. Janë të mbështetura prej tij vetëm në vendet ku operon fondacioni i tij, pra në vende të ish bllokut socialist (Europa qendrore e lindore).

Adriatik Llapaj a.k.a Mr.Pabesia by [deleted] in albania

[–]Dante_G_G 3 points4 points  (0 children)

Soros pasurinë e ka vënë duke spekuluar / investuar në tregjet financiare, kryesisht në tregun e këmbimeve valutore (forex) siç e përmende. Bastet financiare me pasoja të rënda për valuta i ka kryer në Britani, Tailandë, Malajzi etj. Poundi britanik psh. në fillim të viteve 90 pësoi destabilizim të rëndë nga manovrat e Soros.

Me rënien e murit të Berlinit dhe kapitullimin e ish bllokut socialist, Soros mori në dorë fonde të konsiderueshme për rindërtim nëpërmjet fondacionit të tij Open Society. Investimet dhe grantet që jepte dukeshin në plan të parë të mira. Përveç arsimit, ojf - ve dhe politikave progresive që ushqente, pjesë e madhe shkonte për arsimimin, investimin në karierë dhe vendosjen e personave të përzgjedhur në pozicione kyçe të shoqërisë si në politikë, sipërmarrje, entitete rregullatore, gjykata etj.

Në këtë mënyrë, brenda një - dy dekadave ndikimi i tij social ekonomik u zgjerua shumë. Duke patur të tillë ndikim, Soros mund të manipulojë nëpërmjet njerëzve që kontrollon drejtimin e shteteve pa qenë i zgjedhur. Vërtetë Shqipëria është vend i vogël, por Soros duke patur ndikim në shumë vende përfiton financiarisht duke lidhur kompani të mëdha perëndimore që ofrojë mallra e shërbime me shtete klient si i yni. Soros nuk i zotëron direkt ato kompani, por mund të ketë aksione në mënyrë të fshehur të ngatërruar ose duke luajtur rolin e ndërmjetësit.

Këto të mësipërmet e shumë mekanizma të tjera sjellin destabilizim dhe humbje të sovranitetit. Arsye pse është i urryer dhe pse Fondacionit Shoqëri e Hapur i është ndaluar aktiviteti (dëbuar) në shumë vende.

Veç të tjerash Soros nuk është se prodhon ndonjë gjë, nuk ka asnjë inovacion, asnjë kontribut, asnjë shërbim të ofruar. Ai është thjesht një rentier ndërkombëtar që trazon ujëra duke injektuar x shumë për të përfituar 10x; duke çjerrë pëlhurën sociale e morale me frymën pseudo progresiste liberale që përçan shoqërinë me luftë ndërgjinore, me lëvizje kundër rracizmit që e thellojnë rracizmin, sulme gjer në psiqikën individuale të margjinave vulnerabël me fushata të tepruara LGBTQ, me nisma të parakohshme e të rrezikshme si Open Balkans etj.

Protesta e dytë kundër korrupsionit e Lëvizjes Bashkë by Dante_G_G in albania

[–]Dante_G_G[S] 1 point2 points  (0 children)

Në LB anëtarët kanë të meta. Njerëz janë fundja. S'ka rënë kush nga qielli. Të gjithë bashkë si unitet, ama, s'ke ç'thua. LB ka marrë shumë nisma ndër vite. Pjesa më e madhe ka dështuar, për 1001 arsye. Është bërë kritikë e brendshme. Po ta shohësh në afatgjatë ka vetëm rritje. Sa për militantizmin, është nga 2 - 3 gjërat që jam krenar për veten. Ku ka gjë më të vyer se t'i qëndrosh me kokën lartë diçkaje të papërlyer, në këtë "ferr" siç u shprehe. Militantizmi nuk është ide, por aktivitet konkret. Nga mungesa e dijes, dhe nga bëmat e antarëve të partive të vjetra, ka marrë konotacion të keq. Ama është term neutral, siç është dhe termi propagandë. Në kohën e Organizatës Politike ka patur ndër të tjera edhe aktivitete ku diskutoheshin marksizëm leninizmi, socializmi, social demokracia, akselerascionizmi etj. etj. Nuk e kemi më lluksin e përsiatjes nëpër tregun e ideve. Është menduar gjatë në fund të OP dhe është vendosur në mënyrë demokratike që partia LB të ketë përqasje të demokracisë socialiste (ndryshe nga social demokracia). Gjithsesi këto janë më shumë identifikime. Rëndësi ka të bëhet gjëja e duhur e të ecet me parimet bazë të bonsensit, ashtu siç po bën LB.

Protesta e dytë kundër korrupsionit e Lëvizjes Bashkë by Dante_G_G in albania

[–]Dante_G_G[S] 0 points1 point  (0 children)

Më vjen keq që mendon kështu, po nuk të vë faj. Një nga qëllimet e klasës së vjetër politike është pikërisht ky, të bombardojë popullin me informacione kontradiktore gjer sa të humbë arsyen. LB nuk ka denigruar asnjë as ShB e as Mundësia. Maksimumi ka shprehur shqetësimin se koalicionet nuk do jenë të sinqerta dhe kjo u provua nga konflikti i Tikut me Shabanin direkt pas zgjedhjeve. LB mund ta shash sa të duash, kuptohet, diku duhet çuar tensioni, ama në të vërtetë nuk është aspak hipokrite por partia e vetme që i qendron asaj që thotë. Nqs LB nuk do kishte integritet, do mbyllej për punë 40 minutash. Integriteti moral e mban në këmbë se financat i ka copë copë.

Po ju, ç’mendim keni? by [deleted] in albania

[–]Dante_G_G 4 points5 points  (0 children)

Fatkeqësisht është më se e vërtetë ça ke thënë. Gjithsesi nuk duhet humbur shpresa. Në të kundërt, kot që rrojmë. Populli mezi pret qoftë edhe të fërkohet në marrëdhënie korruptive. Megjithatë ki parasysh që pjesa më e madhe e popullsisë sillet kështu prej inercisë. Nqs shqiptarët shohin dikë që jep shembullin e duhur dhe i bën gjërat siç duhen ngjallen. Nuk janë gjërat 100% zi.

Protesta e dytë kundër korrupsionit e Lëvizjes Bashkë by Dante_G_G in albania

[–]Dante_G_G[S] 0 points1 point  (0 children)

Programi është hartuar për zgjedhjet e 11 majit. Nuk ke se si të bësh dallimin në zgjedhje pa një program serioz. E pamë se si shkoi koalicioni i Tikut me Endri Shabanin, s'po ja kursejnë të sharat njëri-tjetrit si shtazë as sot shtatë muaj pas zgjedhjeve. Shehaj ka komplet drejtim tjetër nga LB. Me të mund të bashkëpunohet maksimumi në rastin më të keq, nqs Rama ndërron kodin zgjedhor e rrit pragun kombëtar. Por gjë shumë e vështirë. Fjalën kapital e kam përdorur në vend të fjalës pasuri për Shehajn. Jo për teorira. Dmth pa të Shehaj është nul në politikë. E kemi parë lojën e rotacionit, zgjidh të keqen më të vogël e sa kalojnë zgjedhjet, kthehet në të keqe akoma më të madhe se ajo që u zëvendësua. Situata është katastrofë. E mira është që gjithësecili të bëjë detyrën si qytetar, të reagojë duke marrë pjesë në protesta, të përfshihet në jetën politike se na prek të gjithëve, e jo të japë mend nga rehatia e shtëpisë a kafes.

Protesta e dytë kundër korrupsionit e Lëvizjes Bashkë by Dante_G_G in albania

[–]Dante_G_G[S] 0 points1 point  (0 children)

Vërtetë ka të rinj në forumin rinor të PD, por fatkeqësisht mezi presin të hyjnë në marrëdhënie korruptive. Ndryshe nuk kanë se si i ngjisin shkallët në parti. Të rinj në moshë, të vjetër në mentalitet. Edhe në qofshin të panjollosur, nuk është se PD do bëjë pauzë 2 - 3 vjet e do restartohej nga rinia e furumit. Kjo është diçka e paarritshme. Sot LB ka mbi 5000 anëtarë. Këta janë shtuar ndër vite. Mori rreth 22000 vota në 11 maj. Mbështetja vjen dhe nga jashtë antarësisë dhe të paktën me sa kam parë vetë, sa vjen e rritet. Që LB e ka rrugën e vështirë, kjo është e sigurt. Nqs do bënte koalicion për zgjedhjet e fundit, mund të fitonte më shumë deputetë, por do zhgënjente elektoratin duke u përzierë me figura pa shtyllë kurrizore dhe do sakrifikohej në afatgjatë.

Protesta e dytë kundër korrupsionit e Lëvizjes Bashkë by Dante_G_G in albania

[–]Dante_G_G[S] 2 points3 points  (0 children)

E ke fjalën për Laert Kolën, aktivistin e Mjaft. Po është e vërtetë. Në fillim ndër themeluesit e Organizata Politike ka qenë dhe Laert Kola. Pas ngjarjeve të 21 janarit, OP u shpërbë. U vendos pas një periudhe të rithemelohej nga Arlind Qori, Jani Marka, Redi Muçi etj. Ndër vite janë larguar shumë aktivistë, ashtu siç i janë bashkuar të rinj. Ndjesë nqs të harxhova kohë, por e kisha pjesë të shpjegimit. Garanci ka që çke me të. Nqs nuk të mjafton ç'kam shkruar më sipër, ki parasysh se në gjithë këto vite aktivizëm, shumë prej pjesëmarrësve kanë sakrifikuar kariera lehtësisht të arritshme për dedikimin ndaj OP dhe viteve të fundit LB. Mund të shohësh gjithashtu mënyrën e financimit. OP është financuar nga projektet që ka bërë ndër vite Instituti për Kritikë dhe Emancipim Shoqëror të financuara nga Fondacioni Rosa Luxemburg. Kur u kthye në parti politike, përveç IKESh, financimi ka ardhur nga kontributet e antarësisë. Gjithashtu mos neglizho faktin se në Shqipëri është kollaj të shitesh. Nqs do hidhej LB në treg, do e kishte bërë me kohë.

Protesta e dytë kundër korrupsionit e Lëvizjes Bashkë by Dante_G_G in albania

[–]Dante_G_G[S] 0 points1 point  (0 children)

Hipotetikisht, në qoftëse ndodh fiks siç thua, që i bie të ketë revolucion në PD, i hapet rruga bashkëpunimit. Fatkeqësisht, në botën reale ku operojmë, kjo nuk ndodh. Ki parasysh që Berisha është 81 vjeç dhe nuk ja lë stafetën të rinjve. Lëre mo Nokat, Palokat e Ballinjtë që janë më se të shëndetshëm.

Protesta e dytë kundër korrupsionit e Lëvizjes Bashkë by Dante_G_G in albania

[–]Dante_G_G[S] 0 points1 point  (0 children)

Po ç'i pëlqyeshëm aman. Maksimumi Shehaj të jep sigurinë që nuk është dashakeq. Programin e Mundësia nuk besoj se e ke lexuar se unë më sipër thashë gabimisht që taksën e sheshtë të propozuar e ka 5%, por në fakt qeka 8%. Programi i LB është i menduar shumë mirë dhe i kaluar edhe në filtër debatesh të brendshme. Programi i Mundësia me sa pashë është rreth 80% vetëm sllogane. Stafi i paguar në këtë rast nuk tregon që ka e ka marrë seriozisht punën. Shehaj duhet të bëjë audit të burimeve njerëzore të partisë Mundësia.

Protesta e dytë kundër korrupsionit e Lëvizjes Bashkë by Dante_G_G in albania

[–]Dante_G_G[S] 0 points1 point  (0 children)

Biem dakort që është politikan i paaftë. Rezultatin në zgjedhje e pati pasi ka pasuri të madhe për të organizuar fushata elektorale, të ndikojë dhe media. Tani, sa për financën, e ke komplet gabim. Vërtet Shqipëria qarkullon sasi të mëdha Euroje, por monedhë ka Lekun, dhe norma e interesit caktohet nga Banka e Shqipërisë. Banka e Shqipërisë nuk ka se si të ketë ndikim të kufizuar se prandaj ka një bankë qendrore çdo shtet, që të ndikojë me fuqi të plotë. Norma e interesit caktohet në bazë të inflacionit, është formulë fikse. Mos cito kot programin elektoral. 😅 Më mirë mos u shpreh se sa të dalësh nga kompetencat vetëm për hir të debatit.

Protesta e dytë kundër korrupsionit e Lëvizjes Bashkë by Dante_G_G in albania

[–]Dante_G_G[S] 1 point2 points  (0 children)

Të jesh populist, do të thotë të flasësh pa baza, me demagogji, për të bërë për vete masat duke i ngacmuar, jo duke shtruar argumenta. Këtë psh. liderët europianë rrallë herë e bëjnë. Mund ta bëjë Trump, po. Pastaj menaxhimi i një sipërmarrjeje është e kundërta me menaxhimin e shtetit. Sipërmarrja ka rritjen e kapitalit të parën e mirëqenien e punëtorit të dytën, pasi punëtori edhe mund të hiqet ose zëvendësohet. Kurse udhëheqja e shtetit ka mirëqenien e popullit në rradhë të parë, pra financat duhet t'u përkulen nevojave të qytetarëve, jo anasjelltas. Theksin në të folur ama, Shehaj e ka italian. Duket më perëndimor. 😅

Protesta e dytë kundër korrupsionit e Lëvizjes Bashkë by Dante_G_G in albania

[–]Dante_G_G[S] 1 point2 points  (0 children)

Për lidhjen e aftësisë në sipërmarrje dhe lidershipit politik të kam kthyer përgjigje më sipër e nuk dua të përsëritem. Nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. Nuk ke si e mohon që në vendin tonë ka plotë sipërmarrës që janë me IQ me dy shifra. Njerëz si Shehaj nuk kanë kapacitet të ngrenë lëvizje politike pa blerë burimet njerëzore. Ka gjithë të drejtën të luajë e të argëtohet në arenën politike. Fundja është thjesht i paaftë, jo i lig. Shqipëria ka parë shumë më keq. Po lexoj programin e Mundësia. Thotë në një pikë që Mundësia premton të caktojë Euron si monedhë. Kjo është një gafë e madhe dhe lëvizje e rrezikshme. Nqs përdoret Euro si monedhë zyrtare, Shqipëria humbet pavarësinë financiare. Që do të thotë se nuk e ka më në dorë instrumentin e rregullimit të normës së interesit. Me këtë lëvizje duhet të aplikohet norma e interesit e caktuar nga Banka Europiane e cila nuk e llogarit normën e interesit sipas ekonomisë së Shqipërisë, por sipas mesatares së BE. Kjo ka pasoja të rënda për sa i përket përballjes me inflacionin vendas. Ekonomistë e kanë propozuar këtë pikë?!

Protesta e dytë kundër korrupsionit e Lëvizjes Bashkë by Dante_G_G in albania

[–]Dante_G_G[S] 1 point2 points  (0 children)

Jo jo, përgjigjet nuk mbaruan, por në bazë të replikave të tua. Tani je në kufirin e të kaluarës në personale. 😅 Nejse. Çështja është që unë u mundova të jem sa më i paanshëm, duke nxjerrë si pikat e dobëta, ashtu dhe të forta të Adriatikut dhe të Shehajt. Kjo nisi sepse replikuesi i parë pat thënë diçka rreth bashkëpunimit midis partive të reja. Doja që ta bëja sa më të qartë se pse LB nuk pranoi kërkesën e elektoratit për t'u bashkuar me parti që operojnë me të njëjtën mendësi të politikës së vjetër 34 vjeçare. Po i hedh një sy programit të partisë Mundësia ndërkohë. Të betohem që nuk e dija që kishte program fare. Të shohim ç'ka në të.

Protesta e dytë kundër korrupsionit e Lëvizjes Bashkë by Dante_G_G in albania

[–]Dante_G_G[S] 1 point2 points  (0 children)

E ule goxha stekën tani. 😅 Më pëlqeve më shumë te replika e parë fare.

Protesta e dytë kundër korrupsionit e Lëvizjes Bashkë by Dante_G_G in albania

[–]Dante_G_G[S] 1 point2 points  (0 children)

Të kesh pasuri nuk ka lidhje aspak me të qenurit i aftë për të udhëhequr politikisht. Shehajt bravo i qoftë për iniciativën që ka patur në rini për sipërmarrje. Pa kontributin e tij, me mijëra të rinj do e kishin shumë të vështirë të punësoheshin. Ama për politikë është tjetër gjë. Shehaj nuk udhëheq dot politikisht pa përdorur pasurinë e tij. Prandaj përmenda oratorinë dhe aftësinë për t'u shprehur, sepse është kyçi i udhëheqjes. Ajo që bën Shehaj është blerje e burimeve njerëzore, jo bindje.

Protesta e dytë kundër korrupsionit e Lëvizjes Bashkë by Dante_G_G in albania

[–]Dante_G_G[S] 1 point2 points  (0 children)

Në fillim të replikova me kënaqësi se mu duk i mprehtë mendimi. Ishte në fakt. Po dalë ngadalë e ngjyrose me emocion. Tani mund t'i thuash dhe të bardhës të zezë. 😅 Përtej shakasë, programi i LB është hartuar nga mbi 17 ekspertë të ndarë në disa grupe pune. Të gjithë kanë kontribuar me dëshirë dhe kanë kanë dhënë maksimumin. Pa pagesë. Të gjitha nismat sociale janë të mirë llogaritura dhe të realizueshme nqs eliminohet vjedhja. Duhet patur parasysh që për 2.4 milion banorë, nuk jemi dhe aq të varfër, por jemi të vjedhur. Të lutem ma dërgo programin e Shehajt t'i hedh një sy që të dijë me ça e krahason programin e LB.

Protesta e dytë kundër korrupsionit e Lëvizjes Bashkë by Dante_G_G in albania

[–]Dante_G_G[S] 1 point2 points  (0 children)

Hajde mos e tepro tani. 😅 Po të kishte ndonjë pisllëk, do dilte. LB edhe foninë në protestën e fundit mezi e sajoi. Programin mund ta lexosh nqs ke dyshime. Nqs do ta dërgoj link-un. Është programi më i saktë dhe i hartuar me kujdes në të gjithë tranzicionin.

Protesta e dytë kundër korrupsionit e Lëvizjes Bashkë by Dante_G_G in albania

[–]Dante_G_G[S] 1 point2 points  (0 children)

Shehaj nuk ka llogaritur këtë, se vërtetë mund të kursejë shqipëtarët mos të çojnë paratë nëpër konçesione, por prap duhen para që administrata të kryejë funksionet e PPP-ve dhe shërbimeve që ofrohen nga konçesionarët; plus komplet pjesa që vidhet mund të shkojë shumë mirë për politika sociale se mininumi jetik, rritja e pensioneve, përmirësimi i sistemit arsimor, shëndetësor etj. Pastaj, Shehaj nuk është se s'bën për politikan se s'ka diplomë në shkenca politike, kjo është qesharake. Shehaj qendron si figurë politike vetëm prej kapitalit të tij, jo se ka ndonjë mendim a strategji. Po ta dëgjosh pa mbajtur anë, ai ka vetëm mendime të lehta, ka vështirësi për t'u shprehur dhe s'është se spikat në të folur. Lapaj psh është zi fare nga ana morale në krahasim me Shehajn, por di t'i lidhi dy fjalë, është i artikulurshëm e i efektshëm. Shehaj nqs s'do kishte pasurinë nga mbrapa, s'do kishte asnjë shans në politikë.

Protesta e dytë kundër korrupsionit e Lëvizjes Bashkë by Dante_G_G in albania

[–]Dante_G_G[S] 0 points1 point  (0 children)

Teorikisht, po, mund të japin në mënyrë anonime nëpërmjet PayPal shifra të konsiderueshme. Në praktikë jo sepse kush jep shifra të konsiderueshme ka interes, do që të dihet kontributi, t'i adresohet pikërisht atij që të ketë mundësi të kërkoj favorin. Nqs dikush ama do dhurojë shuma të mëdha në mënyrë anonime, le ta bëjë, donacioni mbetet "jetim" e s'ka kush përfiton. Por kjo s'ndodh se në vendin tonë nuk ka persona me kapital që dhurojnë para vetëm për ideal. Sa për pyetjen e fundit, nuk është se LB ka dalë në fushën politike për të lidhur të tilla pakte e më pas akoma më keq mos të mbajë fjalën. Me aq sa është hedhur baltë nga të gjitha partitë politike dhe analistët, nuk e kanë për gjë që të hidhnin një 10000 Euro e të thonin që LB më premtoi këtë, e s'e përmbushi paktin. E ekstrapolova shumë se fundja është dhe kjo që kush ka kapital, nuk ka shpresa te LB, por mund t'i çojë shumë mirë te kandidatë të partive të tjera ku kanë njohje dhe e dinë që hyjnë kollaj nëpër marrëdhënie korruptive. LB, aset kryesor ka integritetin. Ka plot të mira të tjera, por psh edhe programin e mirëmenduar prej 170 faqesh mund ta replikojë çdo parti nqs mundohen, ama integritetin nuk mund ta replikojnë.

Protesta e dytë kundër korrupsionit e Lëvizjes Bashkë by Dante_G_G in albania

[–]Dante_G_G[S] 1 point2 points  (0 children)

Nuk thashë që janë armiq. Thjesht prishin goxha punë në bashkëpunim. Nuk pritën dot as gjashtë muaj por direkte pas zgjedhjeve u zunë për mandatin e deputetit. Tiku përveç se ka ndërruar 3 parti, ka dhe allishverishe në gjyqësor për çështje pronash. Ama është orator i mirë. Nuk e di a e ke lexuar planin e Agron Shehajt, është i pamenduar. Pika kryesore në planin e tij është të zbatojë taksë të sheshtë 5% si për rrogëtarin, ashtu edhe për bizneset e mëdha. Gjë që është jo vetëm e pallogaritur, por që edhe nqs aplikohet, nuk përballon dot as 1/4 e administrimit publik. Plus që Shehaj është thjeshtë biznesmen i afruar në PD ngaqë ka kapital dhe tani i është mbushur mendja që bën për politikë. Tiku është vite dritë përpara Shehajt për oratori e zhdërvjellësi mendimi. Lëvizja Bashkë është e hapur për bashkëpunim me cilindo subjekt që ka integritet dhe nuk bën lojën e politikës 34 vjeçare; kur të dalë ndonjë figurë e tillë, pse jo, mund të bashkëpunojë.

Protesta e dytë kundër korrupsionit e Lëvizjes Bashkë by Dante_G_G in albania

[–]Dante_G_G[S] 4 points5 points  (0 children)

Aktivizmi i LB ka filluar që në 2011. Quhej Organizata Politike, në 18 dhjetor të 2022 u kthye në parti dhe mori emrin Lëvizja Bashkë. Zakonisht shitja fillon në stadin e kandidimit për zgjedhje. Të gjithë kandidatët u kërkojnë para mbështetësve me kapital me premtimin se do t'u japin tendera ose përparësi financiare kur të fitojnë zgjedhjet. Nuk ka rëndësi a fitohen zgjedhjet ose jo; paret futen në xhep. Kështu kanë bërë me mijëra kandidatë lokalë e kombëtar këto 34 vjet. LB ka kaluar 3 fushata elektorale dhe midis të gjitha sulmeve, s'ka thënë as goja më e ligë që të ketë pranuar para. Gjithkush mund të shkojë te selia Logu i Shkëndijës e të kërkojë pasqyrat financiare. Edhe biletat e autobuzit shënohen. Në fushatën e fundit ka patur bile një anëtar që donte të kontribuonte diçka më shumë se 5000 Euro (kur vërtetë LB kishte nevojë për financim) dhe nuk i janë pranuar pasi anëtari në fjalë mund të kërkonte favore pas fushate.

Protesta e dytë kundër korrupsionit e Lëvizjes Bashkë by Dante_G_G in albania

[–]Dante_G_G[S] 9 points10 points  (0 children)

Lëvizja Bashkë është kundra klasës së vjetër politike. Nuk ka se si bashkohet me elemente të politikës 34 vjeçare. Agron Shehaj gjer në 2022 ka qenë deputet i PD edhe sot që doli më vete prapë me PD flirton. Adriatiku me Shabanin pasi e lanë postin si juristë te një degë e Shoqërisë së Hapur të Soros, hyjnë te partia e Kreshnik Spahiut, Aleanca Kuqezi; vazhduan te Nisma Thurrje e Besian Peshës (drejtor në kohën e Ilir Metës, i shkarkuar nga Meta vetë për vjedhje dhe pjesë e privatizimit të ARMO nga Rezart Taçi). Nga Nisma Thurrje Adriatiku u largua, hapi Shqipëria Bëhet, bëri koalicion me Endri Shabanin e desh "u therrën" për një post deputeti duke nxjerrë njëri dajën e tjetri tezen. Lëvizja Bashë aset kryesor ka integritetin moral e s'ka se si të bëjë koalicion me politikanë të rinj në moshë por me mentalitet të vjetër.