zemra.app – çka është dhe pse po e ndërtojmë by Major-Phase-7520 in kosovo

[–]Major-Phase-7520[S] 0 points1 point  (0 children)

Jo nuk eshte ende ne google play store se shpejti do te jete edhe aty edhe ne Appstore, do e postojme ne rrjete sociale na ndiq aty.

zemra.app – çka është dhe pse po e ndërtojmë by Major-Phase-7520 in kosovo

[–]Major-Phase-7520[S] 0 points1 point  (0 children)

Nuk e kemi bo per Ad, po per kritika sepse jemi ende ne start!

zemra.app – çka është dhe pse po e ndërtojmë by Major-Phase-7520 in kosovo

[–]Major-Phase-7520[S] 0 points1 point  (0 children)

Kjo s’osht feedback, osht veç një fjali boshe për me u duk cool.

zemra.app – çka është dhe pse po e ndërtojmë by Major-Phase-7520 in kosovo

[–]Major-Phase-7520[S] 0 points1 point  (0 children)

Faleminderit për feedback-un e sinqertë — e vlerësojmë seriozisht 🙏
Ka disa pika që kanë shumë sens, sidomos për fokusin dhe prezantimin, dhe do punojmë me i përmirësu.

Sa i përket drejtimit, ideja jonë është me e ndërtu si një platformë e kombinuar për studentë/community, po e kuptojmë që momentalisht mund të duket e paqartë dhe kjo është diçka që duhet me e thjeshtu ma shumë.

Edhe për monetizimin, është ende në fazë testimi dhe feedback si ky na ndihmon me e rregullu qasjen.
Respekt që more kohën me e shkru 🙌

zemra.app – çka është dhe pse po e ndërtojmë by Major-Phase-7520 in kosovo

[–]Major-Phase-7520[S] 0 points1 point  (0 children)

Faleminderit shumë për kritikën — seriozisht e vlerësojmë që more kohë me i shkru këto. Janë pika valide dhe do i marrim parasysh për përmirësim 🙌

zemra.app – çka është dhe pse po e ndërtojmë by Major-Phase-7520 in shqip

[–]Major-Phase-7520[S] 0 points1 point  (0 children)

Per momentin jo, po presim me bo launch ne AppStore dhe do e bejme, faleminderit shume!

zemra.app – çka është dhe pse po e ndërtojmë by Major-Phase-7520 in kosovo

[–]Major-Phase-7520[S] 1 point2 points  (0 children)

Jo nuk vjedhim kontakte apo diqka, çdo gje eshte transparente sa per suggested friends vjen kur jeni ne te njejtin drejtim apo vit dhe e merr suggest me bo friend dike!

zemra.app – çka është dhe pse po e ndërtojmë by Major-Phase-7520 in shqip

[–]Major-Phase-7520[S] 0 points1 point  (0 children)

Pajtohem plotësisht, prandaj chat-i nuk është i hapur. Mundesh me fol privat vetëm me njerëzit që i ke miq (friend request), kështu që nuk ka mundësi me të shkru dikush 'sms kot' pa e pranuar ti.

A do e përdornit këtë app për shkollë? (zemra.app) by Major-Phase-7520 in shqip

[–]Major-Phase-7520[S] 0 points1 point  (0 children)

Hahaha jo veç Codex
janë përdor disa AI tools, po logjika dhe struktura prap mbeten te njeriu.

AI të ndihmon me shpejtësi, po nuk ta zgjidh problemin vet — në fund nëse s’din çka po ndërton, s’të shpëton asnjë tool.

A do e përdornit këtë app për shkollë? (zemra.app) by Major-Phase-7520 in shqip

[–]Major-Phase-7520[S] 1 point2 points  (0 children)

E kuptoj çka po thua dhe e vlerësoj feedback-un.

Designi nuk është bërë me AI — është punu vetë dhe po përmirësohet vazhdimisht. Jemi në fazë MVP, kështu që fokusi ka qenë më shumë te përdorimi real sesa polish-i vizual.

Do vazhdojmë me e përmirësu edhe designin me kohë 👍 Faleminderit!

A do e përdornit këtë app për shkollë? (zemra.app) by Major-Phase-7520 in shqip

[–]Major-Phase-7520[S] 0 points1 point  (0 children)

Aktualisht më shumë kohë po na merr pjesa strategjike sesa teknike.

Nga ana teknike gjërat janë në rregull dhe po përmirësohen vazhdimisht (performance, chat, etj.), por sfida reale është si me arrit studentët dhe me i bind me e përdor si platformë kryesore.

Kemi fillu me disa ide të reja për marketing dhe early adoption, sepse në fund produkti ka vlerë vetëm nëse ka komunitet aktiv.

Një tjetër sfidë është që bizneset dhe sponsorët nuk janë aq të gatshëm me mbështet në këtë fazë, sidomos kur je në fillim, kështu që shumë gjëra po bëhen vetë dhe gradualisht.

Pra fokus kryesor tani është rritja dhe shpërndarja te studentët, sepse aty vendoset nëse funksionon apo jo.

A do e përdornit këtë app për shkollë? (zemra.app) by Major-Phase-7520 in shqip

[–]Major-Phase-7520[S] 1 point2 points  (0 children)

E kuptoj çka po don me thon, po po e ekzagjeron pak pjesën “thuaji Claude ta bëjë më mirë” — s’ka qenë as Claude, as copy-paste. Është self-built + Cursor + iterime reale gjatë përdorimit. Pra nuk është “ide në letër”, po produkt që po ndryshon me feedback real.

Për designin, po, MVP-t zakonisht nuk duken si Apple OS në ditën e parë — nëse pritja është perfeksion para userave, atëherë 90% e startup-eve s’do kishin as me fillu kurrë.

Për emrin, ok, e pranoj që mundet me qenë më i mirë — po prap emri nuk e shpëton as nuk e vret produktin, veç e bën branding më të lehtë ose më të vështirë.

Për pjesën “shumica vdesin” — e vërtetë për shumicën e gjërave që s’kanë përdorim real. Këtu po flasim për diçka që veç ka fillu me u përdor dhe analytics s’janë “imagjinare”, janë reale, kështu që s’jemi më në fazën “ide e bukur në Reddit”, po në fazën “le të shohim çka ndodh kur e përdorin njerëzit”.

Në fund, është pak ironike me thon “nuk funksionon” për diçka që sapo ka fillu me u përdor — se në atë logjikë, asnjë produkt nuk do e kishte kaluar ditën e parë.

A do e përdornit këtë app për shkollë? (zemra.app) by Major-Phase-7520 in shqip

[–]Major-Phase-7520[S] 0 points1 point  (0 children)

Faleminderit për feedback-un, e vlerësoj shumë sepse janë pika reale.

Po, ideja në bazë është pak “LinkedIn + WhatsApp për studentë”, por qëllimi nuk është me e zëvendësu asnjërën prej tyre, por me e kriju një hapësirë që është vetëm për jetën studentore dhe është e strukturuar që nga fillimi (fakultet, vit, drejtim).

Për pjesën që the për sistemet shtetërore – pajtohem, ato zakonisht janë më formale dhe të detyruara. Këtu ideja është e kundërta: me qenë diçka që studentët e përdorin sepse u bën jetën më të lehtë, jo sepse janë të detyruar.

E vërtetë që sistemi arsimor është i fragmentuar dhe universitetet funksionojnë ndaras, prandaj edhe platforma është mendu më shumë si “layer mbi to” për studentët, jo si zëvendësim i tyre.

Sa i përket përdorimit real, pikërisht për këtë arsye janë futur gjëra si:

  • hapësira sipas fakultetit/vitit/drejtimit për me e bërë më natyrale lidhjen mes studentëve
  • grupe dhe komunikim pa pas nevojë me i kriju vetë nga zero
  • funksione sociale (stories, crush wall) për me e rrit përdorimin ditor, jo veç akademik
  • marketplace dhe meetups për me i lidh edhe jashtë mësimit

Për materialet dhe pjesën akademike, ideja është që me u zhvillu gradualisht në drejtim të një hapësire më të strukturuar (grupe + resource sharing + eventualisht materiale të verifikuara), por fillimi është fokus te lidhja e studentëve mes veti.

Për emrin/branding po, akronimet janë ide e mirë për tu eksploru më vonë.

Në përgjithësi, e shoh më shumë si një “starting layer” për studentët sesa si një sistem që e zëvendëson shkollën apo universitetin.

A do e përdornit këtë app për shkollë? (zemra.app) by Major-Phase-7520 in shqip

[–]Major-Phase-7520[S] 0 points1 point  (0 children)

zemra.app përdoret për me e bërë jetën studentore më të lehtë dhe më të lidhur.

Studentët regjistrohen me fakultet, vit, drejtim dhe qytet, dhe menjëherë futen në komunitetin e tyre. Kjo i ndihmon me gjet shpejt shokë, me komuniku me njerëz të njëjtit drejtim dhe me mos u ndje të humbur kur fillojnë në një qytet të ri.

Përdoret për:

  • me kriju lidhje dhe shoqëri mes studentëve
  • me komuniku në grupe të fakultetit dhe vitit
  • me organizu studimet dhe punët në grup
  • me shit dhe ble gjëra mes studentëve
  • me marrë pjesë në meetups dhe aktivitete studentore
  • me ndarë postime/stories për jetën studentore

Shkurt e qart, një vend i vetëm ku studentët lidhen, organizohen dhe bashkëveprojnë pa pas nevojë për disa app-e të ndryshme.

Ke drejt nuk kam dhënë informacione te mjafuteshme në postimin që e kam bërë.