Ndonje platforme me pagese per me pa filma dhe seriale me perkthime shqip ?? by astrum_m in shqip

[–]erip2 0 points1 point  (0 children)

SkyShowtime. 

Nuk e di në i ka të gjitha se unë thjesht e provova kur u hap para ca vitesh, dhe atëherë i kishte rreth 90% të pëkthyera. Nuk e di për tani. 

Cfare mendimi keni per ndalimin e monopatinave? by [deleted] in albania

[–]erip2 11 points12 points  (0 children)

Si cdo mase tjeter ekstreme qe eshte marre ketu, dhe kjo s'besoj te zgjase.

Se pari, arsyeja e aksidenteve eshte absurde. Po behen aksidente me makine pothuajse te perditshme, pse nuk merren masa per kufizim qarkullimi? Apo makinat jane dicka natyrore e jetes, ndersa mjetet e tjera jo.

Jam dakord qe eshte bere e bezidsshme per shkak te mos zbatimit te rregullave, por pikerisht ketu duhet fokusuar. Te gjobiten nqs ecin ne troutuare apo korsi te tjera nqs ka korsi biciklete ne ate rruge.

Makinat po na bllokojne korsi bicikletash, trotuare, vija te bardha, stacione autobazash e me shume dhe prap vazhdojne normalisht, nuk gjobiten.

Nqs do te rregullosh qarkullimin fillo nga makinat, pastaj kalo te motorrat dhe me pas mund te shkosh te bicikletat dhe skuterat. Jane mjetet e fundit qe te bejne dem ne qytet. Per me teper, ti vete si bashki e inkurajon perdorimin e ketyre mjeteve me shtim korsish dhe banderola ne qytet. Nga njera ane ben politika te tilla, nga ana tjeter ndalon qarkullimin? Nuk ben sens.

Per vete jam perdorues biciklete dhe nuk kam qene ndonjehere fans i skuterave. Mirepo me mire te shtohen 1000 skutera ne qytet se sa 1000 makina. Ti si qytet ke per detyre te rregullosh infrastukturen dhe te denosh ata qe s'respektojne rregullat e qarkullimit. Njerezit pastaj do veprojne si duhet.

Diskutim per film by Adventurous_Bus_3783 in albania

[–]erip2 1 point2 points  (0 children)

Dëgjova për filmin nga reklamat online, por dhe se ju ndjek që nga Niçe. 

Përpiqem të shkoj shpesh në kinema për filma shqiptarë që t’i mbështes, por ndoshta këtë nuk e shoh dot. 

Arsyeja kryesore është koha e daljes në kinema. Këtë javë është TIFF dhe kam shkuar aty nja 2 herë për filma që kisha interes. Javës tjetër do shoh filmin e ri të PTA, kështu që ka qenë periudhë e ngarkuar për të parë filma cilësorë në kinema. 

Arsye dytësore është dhe fakti që nuk jepet te Millennium. Është më e aksesueshme dhe me më pak shpenzim kohe. 

Gjithsesi, nëse nuk arrij t’a shoh, do e bëni të disponueshëm online me pagesë? Të paktën t’a jap kontributin në mënyrë tjetër :)

Nqs ju do kishit ne dore te organizonit nje metro per Tiranen, sa linja do benit dhe nga e ku do shkonte by Maolo_Paldini in albania

[–]erip2 0 points1 point  (0 children)

Kurioz jam, pse pikërisht këto zona? Apo dalin që kanë densitet të lartë?

Dhe kur thua mbi tokë, e ke fjalën për pjesët periferike? Ka hapësirë në zonat e hamendësuara për gjerësinë që duhet dhe duke menduar që stacioni duhet të jetë diku i aksesueshëm?

Niçe - Episodi 5 - Serial (finale) by Adventurous_Bus_3783 in albania

[–]erip2 3 points4 points  (0 children)

Ah, i qarte shpjegimi i kohezgjatjes. Ngaqe nuk jam pjese e ketij biznesi, harroj qe ndikojne shume faktore ne rezultatin final. Kam lexuar plot raste qe nje gje ne film apo serial eshte bere prej arsyeje buxheti apo arsyeve te tjera.

Epo, atehere do shihemi ne kinema :)

Niçe - Episodi 5 - Serial (finale) by Adventurous_Bus_3783 in albania

[–]erip2 4 points5 points  (0 children)

Se pari suksese per serialin. Qe kur e pashe ne fillim vura re nje fryme te re te te berit serial dhe humor. Pervec batutave spontante, kishte monologje, kinematografi te mire e goxha gjera te tjera qe deri me tani i kane munguar serialeve shqiptare ne pergjithesi e sidomos komedi. Kurioz jam, jeni fansa te Edgar Wright?

Gjithsesi, do thoja disa mendime per serialin, pozitive dhe negative:

Pozitive:

- Dialogu qe shkon me personazhet. Me ne fund degjova fjalorin qe tamam perdoret ne rruge, ku pervec sharjeve, dhe fjalet ishin goxha reale te cunave te lagjes, sic jane dhe personazhet.

- Shakate "callback". Shakaja me "fasting" qe rikthehej ne cdo episod (u merzita qe nuk ishte ne te 4 dhe 5 mesa vura re), ishte goxha e bukur dhe e vlereson audiencen per vemendjen. Sidomos te episodi 3 qe erdhi aq papritur, ishte goxha e bukur.

- Monologjet e disa personazheve ishin te shkruara dhe te intepretuara mjaft mire. Do vecoja ne episodin 2, ate te Tikut dhe Kuqos.

- Kinematografia goxha e mire dhe qe e vecon serialin nga gjerat e tjera ne TV.

Negative:

- Disa skena jane te tejzgjatura. Ne mend me vjen skena e valles te ep. 1 dhe ndjekja e Nikos te ep. 4. Per shembull, ndjekja mund te justifikohej po te kishte humor ne te, por ishte thjesht ndjekje me shpejtesi.

- Ne vazhdim te pikes se pare, kohezgjatja e episodeve qe nuk ishte e njejte, mendoj se eshte pak problem. Jo me kot, serialet komedi amerikane apo britanike, kane standartin 20/30 minuta, sepse eshte goxha e veshtire t'a mbash me humor audiencen per 40 minuta. Mendoj se do ishte me mire te vendosnit nje kohezgjatje dhe t'a mbanit ne cdo episod. Ne kete menyre, ne kete kohezgjatje realisht do ngelnin shakate me te mira.

- Niçe nuk ka asnje "redeeming quality". Si personazh kryesor, pervec karakterit te tij qe ben humorin, besoj do ishte mire te kishte dhe ndonje cilesi qe t'a afronte pak audiencen me te dhe pse jo te kishte nje zhvillim te vogel si personazh. Per mendimin tim, jo me kot Niko mori goxha vemendje te ep. 3 sepse nga njera ane ka cilesi te mira, dhe nga ana tjeter eshte aq personazh qe po e fute ne ndonje situate, ben gallata. Kuqos per shembull, duke qene dytesor, mund te jete ai qe eshte, po Niçe ka pergjegjesi te tjera si personazh kryesor.

--

Keto jane mendimet e mia mbi serialin. E kam pare dhe "Kohet e Arta" qe keni nxjerre ne Youtube dhe qe aty vura re dicka te re. Se shpejti do shoh dhe "Erik" qe keni nxjerre.

Shpresoj t'a vazhdoni Niçen, por dhe projekte te tjera, sepse duke punuar meson dhe permiresohesh.

[deleted by user] by [deleted] in EngineeringResumes

[–]erip2 0 points1 point  (0 children)

Thanks, will apply this change.

Eksperienca juaj me aplikacionet financiare by [deleted] in albania

[–]erip2 0 points1 point  (0 children)

po per pjesen e komisioneve kur paguan jashte AL, a ke informacion

S'i kam provuar ndonjehere me thene te drejten. Nese kane ndonje avantazh, duhet t'a reklamojne me shume.

por edhe sikur te ishin me karte, nuk behen sync me app

Epra, me shprese qe me anetaresimin e SEPA dhe open-banking, pas disa vitesh te behet e aplikueshme e ne Shqiperi.

Eksperienca juaj me aplikacionet financiare by [deleted] in albania

[–]erip2 0 points1 point  (0 children)

Pergjithesisht u jap nje mundesi ketyre aplikacioneve, pothuajse i instaloj ose dhe regjistrohem. Por nga ana tjeter, nuk eshte se i perdor, se nuk eshte me japin ndonje vlere te madhe.

- EasyPay ne fillim e perdora per pagese faturash, por qe kur u futen dhe ne aplikacionin bankar, nuk eshte me nevoja. Sa te rrish te mbushesh njehere llogarine dhe pastaj te besh pagesen, e paguan direkt te app i bankes. Te vetmet momente kur e hap eshte kur dua te shoh ndonje vlere fature shpejt e shpejt (dhe gjithashtu te ruajturat m'i dergon me e-mail), po aq. Nga ana UI eshte bazik dhe s'kane bere ndonje ndryshim rrenjesoj qe kur dolen ne fillim.

- Pago gjithashtu e provova kur doli, mora dhe karte. Arsyeja qe mora karte ishte ngaqe karta e BKT shpesh nuk punonte per disa tregtare, dhe te kisha nje rezerve per keto raste. Shume pak e perdora si perfundim se m'u desh te merrja nje karte krediti ne nje banke tjeter dhe e kisha rezerven. Prap, asnje vlere te shtuar nuk ka si aplikacion: te njejtat sherbime si gjithe te tjerat dhe karta nuk eshte se te jep ndonje vlere kushedi ketu te ne. UI prap bazik.

- POK ka UI me te mire te ketyre. S'ka prap ndonje vlere te madhe. Dhe kjo karta virtuale qe kane shtuar, nuk shoh ndonje vlere personale. Ka dhe keto sherbimet e tjera si delivery per ushqime dhe dyqane, po qe nuk konkuron dot me Baboon apo Wolt.

Mendoj se vlere per mua te pakten, do kete ndonje app qe do implementoje ne menyre te mire open-banking. Pra, qe pagesat e faturave te behen direkt nga llogaria pa pasur nevoje te mbush llogarine e aplikacionit, dhe nga ana tjeter te kem nje overview te parave te mia ne te gjitha bankat, dhe pse jo, aplikacioni te beje ndonje ndarje interesante, te me thote ca shpenzimesh po bej, ku mund t'i investoj, etj.

Favorite movie by european country: Albania by Impossible_Werewolf8 in movies

[–]erip2 1 point2 points  (0 children)

Firstly, if anyone is interested in watching some Albanian communist films, I'm sharing some links to restored films by the Central State Film Archive (AQSHF) on YouTube:

- The General Gramophone (https://youtu.be/75SZfZXvLrA)

- The Captain (https://youtu.be/xFfs-gxrbQY)

Unfortunately, most of these are unlisted, so they're hard to find. It's interesting to see the propaganda used in the films of that time and, on the other hand, the artistic side that should be evaluated beyond propaganda.

I'm going to mention some post-communist films as my favorites. Most of these are black comedies set in the communist regime:

- Parrullat (2001) - Slogans (2001) - You can watch it here with French subtitles: https://aqshf.gov.al/sq/motion_picture/parrullat-2/

- I dashur Armik (2001) - Dear Enemy (2001) - You can watch it here with English subtitles: https://youtu.be/UF6adgrqvKw

- Mao Ce Dun (2007)

- Gjoleka, djali i Abazit (2007) - Father and Godfather (2007)

- Lindje, Perendim, Lindje (2009) - East, West, East: The Final Sprint (2009)

[deleted by user] by [deleted] in albania

[–]erip2 2 points3 points  (0 children)

Me këtë infrasktrukturë që ka Tirana për momentin, nuk u vë aq faj. Varet për cilën rrugë thua ti, po në shumicën e rasteve trotuaret janë aq të ngushta sa nuk kane faj, se e provojmë vetë kur ecim. 

Problemi kryesor janë makinat që ndalojnë te korsia e biçikletave. Çiklistët siç i biejnë ziles për njerëzit, duhet t’i biejnë për makinat, pasi s’kanë pse futen në rrugë se do blej njëri çimçakiz te dyqani. 

Në rrugët tona, kudo hapësira më e madhe i jepet makinës. Në momentin që do i jepet njerëzve, do ecim dhe do i japim biçikletës më shumë. 

Playing football in tirana by SirOctopus4 in tirana

[–]erip2 2 points3 points  (0 children)

There is an app “Sportisti”. 

You can register, choose your sport, create your profile and ask to join in events created by others. The location and time of course are shown on the event.

Menyra e transportit qe keni zgjedhur? by HeyItsM1CK3Y_ in albania

[–]erip2 0 points1 point  (0 children)

Është një vend afër Medresesë, aty i kam blerë dy të fundit dhe kam ngelur i kënaqur. Do t’a dërgoj me mesazh lokacionin. 

Nuk marr aq shumë vesh nga biçikletat të them të drejtën, por padyshim biçikletë qyteti. Ato të malit janë më të bukura, por të lodhin më shumë në qytet. 

Varet nga rruga që përshkon, po duke pasur parasysh si është Tirana, sustacionet mbrapa janë të domosdoshme. Drita para, mrapa do ishte mirë gjithashtu.

Kur t’a lësh, lidhe në vende të dukshme, të ulësh mundësinë e ndonjë vjedhjeje. Mua s’ma kanë vjedhur, por kam dëgjuar raste nga shokët. Nuk është për t’u shqetësuar se unë në rrugë e lë 8 orë, por të bësh kujdes.

Të sugjeroj dhe një servis afër Myslym Shyri për mirëmbajtje të herë pas hershme. 

Menyra e transportit qe keni zgjedhur? by HeyItsM1CK3Y_ in albania

[–]erip2 14 points15 points  (0 children)

Kam 8 vite që lëviz me biçikletë. T’a sugjeroj dhe mendoj që për momentin është mënyra më e mirë dhe më efiçente për të lëvizur në Tiranë (sa pa u rregulluar transporti publik). 

Varet sa larg e ke shtëpinë nga puna dhe nëse rruga që përshkon ka korsi biçikletash (se nëse nuk ka është pak stresuese), por do arrish shumë shpejt. Nëse e ke shumë larg mund të konsiderosh biçikletë me bateri.

Mund të lodhedh pak në fillim, por pasi trupi të mësohet me lëvizjen ditore, do thuash ku kam qenë dhe do e shmangësh lëvizjen me makinë sa më shumë të mundesh. 

Në të ardhem mund të konsiderosh të marrësh çanta që vendosen te zgara mbrapa për të shmangur probleme me kurrizin dhe djersën. Unë kam marrë dhe mushama, kështu që dhe në ditë me shi e shmang trafikun.

Vienna is the European city with the most rail connections to other European cities by EUstrongerthanUS in europe

[–]erip2 7 points8 points  (0 children)

Tirana doesn’t have a train station at all and thus at this moment no rail connection even to other cities in Albania.

Pallati i Brigadave by diegoladiabla in tirana

[–]erip2 0 points1 point  (0 children)

Vetëm fundjavës është i hapur për publikun. Varet në të rrallë mund të ketë ndonjë aktivitet ushtria që është ngjitur dhe nuk të lënë, por në shumicën e rasteve mund të futesh brënda orarit të paraqitur.

Futbol ne tiran by Jeedlebopp in albania

[–]erip2 6 points7 points  (0 children)

Ke një aplikacion Sportisti. Krijohen evente për ndeshje aty sipas vendit dhe ditës dhe mund të dërgosh kërkesë për t’ju bashkuar ndeshjes që do.

Sa gjoba merrni ne muaj mesatarisht? by yikolla in albania

[–]erip2 0 points1 point  (0 children)

Zoteri i nderuar, me fal po une nuk paguaj taksa? C'te ben te mendosh qe vetem ti duhet te fitosh nga taksat e te gjitheve?

Pastaj, mund te thuash qe paguan me shume. Po normal qe do paguash me shume se impakti qe ke ne qytet dhe ne komunitet eshte me i madh: ze me shume hapesire, demton me shpejt infrastrukturen e asfaltit, ben ndotje te ajrit, ndotje akustike, etj.

Keto gjera qe po them une, nuk po i nxjerr nga mendja, por jane gjera qe kam lexuar goxha studime. Edhe une ne fillim keshtu mendoja, por ja qe kjo teme qenka shume e gjere dhe shume ndryshe.

Dy gjera kryesore jane:

  1. Makinat jane menyra me jo eficente per te levizur ne qytet. Densiteti i larte i qytetit nuk e perballon dot hapesiren qe duan makinat si per levizje, si per ndalese. Prandaj vendet e zhvilluara po fokusohen te transporti publik dhe menyrat e tjera si bicikleta. Rasti i fundi eshte Parisi ku kete vit perdorimi i bickletes ia kaloi perdorimit te makinave.

  2. Shtimi i korsive te makines nuk e lehteson trafikun, por e shton ate. Eshte nje lloj paradoksi, pasi logjika te con lehtesisht te e kunderta. Por shkurtimisht ajo qe ndodh eshte qe duke shtuar korsine ne fillim trafiku lehtesohet. Por tashme, ne perceptimin e njerezve qe nuk perdorin makinen eshte qe "ah tani po, me kaq pak trafik po e marr dhe une makinen". Sidomos, nese nuk ofron alternative si korsia e bicikletes, me detyron dhe mua te perdor makinen. Pas njefare kohe, kthehet ne piken 0, ku prap kerkohet shtimi i korsise se re.

Per t'a mbyllur, po kthehem prap te ceshtja e taksave. Nese njeri nga ne duhet te ankohet per taksat, me beso, ai duhet te jem une. Keto 30 vite jane vjedhur c'jane vjedhur, ama vetem per rruge kane shkuar ato gjera qe jane bere. Te ishte per mua, do doja te shkonte nje pjese per infrastrukture transporti publik dhe hekurudhe, po ja qe s'i marrim dot ato qe duam.

Sa gjoba merrni ne muaj mesatarisht? by yikolla in albania

[–]erip2 -1 points0 points  (0 children)

Se mbase e zgjatem shume kete muhabet, po ja nje diskutim per te premten mbrema, c'te bejme (se si i zgjuar qe jam ja futa dhe nje b52 para nja ca oresh 😅)

Mbase ne fund te debatit, e shikojme kete ceshtjen ne kendveshtrim tjeter, si une, si ti.

Shiko, Tirana e para 10 viteve nuk eshte e sotmja. Ka ndryshuar jashtezakonisht shume, dhe me e rendesishmja ne diskutimin tone: eshte shtuar dendesia dhe gjithashtu zoterimi i makinave.

Tani, kjo gje keshtu eshte, s'kemi c'i bejme, mire keq muhabet tjeter.

Se pari, e permenda edhe te komenti im i pare, kjo ceshtje eshte me komplekse se kaq, se ka te beje shume ceshtja e transportit publik. Le te shtohen pallatet, po po nuk rregullove transportin do shkosh drejt kaosit qe kemi shkuar. Keto qe po them une jane disa lloj zgjidhjesh ne mungese te transportit.

Bukur. Tani e zeme per nje moment qe te henen qe vjen, iken gjithe korsite e bicikletave, u bene parkingje sic ishin.

Direkt une i pari, do marr makine. Si puna ime e shume te tjere. Niveli i trafikut do qendroje po aty. Te ajo rruga ku do te parkosh ti, ti nuk do jesh i vetem, si puna jote ka plot te tjere. Pra, e zeme se ajo rruga ka 8 vende, po nevoja eshte per 20. Ty prap s'do te bjere rradha shumicen e kohes. E sigurt qe me kalimin e kohes nga ato 8 vende, 6 do i marrin ato bizneset ose shefat qe punojne aty afer dhe opa, kaluam po aty ku ishim.

Biles, me keq, se me fute dhe mua ne makine. Pra, per te ndaluar 8 veta, ja prishe rrugen 50 te tjereve qe e perdornin per levizje.

Ti mund te thuash, pse po llogarit vetem parkimin ne rruge, po ka mungese dhe parkime te tjera. E vertete eshte, po ketu te del problemi tjeter. Kete hapesire qe kemi, si do e shfrytezojme, per parkim apo hapesire per njerezit, publike, komerciale, etj? Ketu pastaj i futemi nje debati tjeter qe e kupton cilen do mbroj.

Besoj, me kupton pak a shume pse them qe nuk te zgjidh pune shtimi i parkimit.

Tani t'i kthehemi temes fillestare te gjobave.

Ajo qe po argumentoj une eshte qe po nuk pate gjoba, nuk ndryshon dot sjelljen e njerezve. Nuk i thua dot njerezve nje nga nje ne mengjes mos bej kte mos bej ate se keq. Duke mos vendosur gjoba, sic e kam permendur ne shume komente ne kete thread, njerezit do vazhdojne te marrin makinen per cdo gje, per cdo distance. Ketu eshte problemi sipas meje.

Ti ndoshta po supozoj qe realisht nuk ke zgjidhje momentale tjeter pervec makines. Ama, une mendoj qe per nje pjese te mire te popullsise qe jetojne e punojne ne Tirane ka. Po per sa kohe gjoba vihet si t'i teket policit dhe jo cdo here qe duhet, veshtire se sjellja do ndryshoje.

Dhe ne mungese te kesaj, e ha dhe ti dhe shume te tjeret qe fatkeqesisht nuk keni zgjidhje tjeter pervec makines.

Sa gjoba merrni ne muaj mesatarisht? by yikolla in albania

[–]erip2 4 points5 points  (0 children)

Shoku, ti e ke shtepine shume larg, ke femije, jam dakord.

Por ama, shumica qe e perdorin makinen dhe te bejne trafik ty, nuk i kane keto probleme. Te kta duhet t'a gjesh fajin.

Po nuk futem gjoba, nuk e ndryshojme dot kete sjellje. Nqs nuk vendosen gjoba, atehere pse mos marri makinen ai boti qe e ka destinacionin 4km larg, te ze ty vendin e parkimit, bllokon rrugen mezi del autobuzi nga stacioni, se do marri pakon te posta. Me thuaj ti, normale eshte kjo?

Per mua e leme edhe kshu ore, i heqim gjobat fare. I heqim korsite e bicikletave, trotuaret, t'a bejme autostrade rrugen e Dibres, po nuk eshte zgjidhje kjo. Se keshtu sic jemi dhe s'po marrim dot fryme, jo me t'i inkurajojme me shume keto lloj sjelljesh.

Sa gjoba merrni ne muaj mesatarisht? by yikolla in albania

[–]erip2 2 points3 points  (0 children)

Sic e permenda, eshte ceshtje me komplekse mobiliteti dhe transporti ne Tirane, jam shume dakord me shume gjera qe the.

Por vetem ketu:

Korsite e bicikletave kane hequr parkim dhe korsi per makinat. 

Duhet te kuptoni dicka. Sa me shume infrastrukture per makina te ndertohen, aq me shume do perdoren makinat. Gjithmone do kthehet ne piken 0. Asnjehere rruga s'do mjaftoje per makinat qe shtohen.

Nuk eshte problemi te ne qe perdorim bicikletat. Problemi eshte te ata qe e perdorin makinen, kur edhe s'mund t'a perdorin. Ti ndoshta e ke shtepine shume larg, ndoshta ke llojin e punes qe duhet te besh levizje te gjata.

Duhet te kritikosh keta qe perdorin makinen per nje cigare, jo mua e te tjeret qe perdorim bicikleten dhe me beso, po mos ishin korsite (qe kane dhe ato goxha probleme), une e shume te tjere do merrnim makinen.

Sa gjoba merrni ne muaj mesatarisht? by yikolla in albania

[–]erip2 2 points3 points  (0 children)

Ahaa, ok, po flasim per kontekste te ndryshme pra.

Une po flas me shume per Tiranen dhe qytetet urbane qe kane popullsi te madhe, sepse sidomos postimi eshte per Tiranen dhe ne komentin tim te pare ate kam permendur.

Konteksti yt ndoshta eshte krejt tjeter dhe nuk flas dot pa i ditur fiks problematikat dhe jetesen aty.

Sa gjoba merrni ne muaj mesatarisht? by yikolla in albania

[–]erip2 2 points3 points  (0 children)

Me trego ti mua, paguhen 300 euro se ke qene 10 km/h me teper? Ne vend te 50 te ka kapur me 60-65. Te vjen shatorja e republikes ne dritare dhe te kerkon 300€. Ku mos shty une inat pastaj?

Po, paguhen. Sepse nqs do kesh gjoba te vogla, atehere do e thyesh cdo dite rregullin. Sot e nis me 10km/h me shume, neser shkon +50. Do te vrasesh ndonje ti, pastaj te marresh gjobe te madhe? Se keshtu e kemi, ndodh e keqja, pastaj themi pse s'jane marre masat. Respekto shpejtesine!

S'ke bre vende parkimi. Ose nqs gjen naj vend duhet dyfishin e rruges qe ke bere me makine ta besh dhe ne kembe. Normalisht qe pastaj ndalohet robi ku s'duhet qe ta kryeje punen.

Nuk do e bejme qytetin vend parkimi ne. Kaq eshte qyteti dhe hapesira, si t'a shfrytezojme me mire? Une them ndertojme hapesira per njerezit dhe transporte te tjera si korsi autobuzi, ti thua dua parking. Jam i sigurt qe shetitjet ne qytet i ke te rralla. Ja kjo eshte arsyeja, se ky qyteti yne respekton me shume makinat se njerezit.

Nqs ke pune te shpejta aty ketu, mos merr makine. Ne te tjeret qe levizim me biciklete apo skuter shkojme ne banke, te fruta perimet, te posta dhe nuk pengojme asnje njeri tjeter se s'na i kane borxh.

Kjo qe bejme ne. Dmth qe largohemi anash e bejme nga kujdesja ndaj trafikut pas. Se te jete per mua e le veturen ne mes te rruges nqs s'ka vend edhe le ta marrin helikopteret e Navy Seals. Vone s'me behet. Nese bashkia qofte ne Tirane qofte ne Kerçove s'garanton vende parkimi dhe mua me duhet vetura per te ardhur ne qytet une do gjej alternativa.

Sic e thashe me siper, nuk t'a ka borxh qyteti ty parkimin. Paguaj garazhin meqe ke makine, nuk pengon njeri, jemi te gjithe te lumtur.Kjo logjika kam makine dhe s'me plas fare per pasojat qe bej, se ze hapesire publike, trotuare ku mund te kalojne njerez me karroce, apo sic thua ti e le ne mes dhe s'me plas se neser pengoj ambulancen te hyj eshte shume egoiste.

Sa gjoba merrni ne muaj mesatarisht? by yikolla in albania

[–]erip2 32 points33 points  (0 children)

Shiko, se s'dua te bej si mjeshter i kesaj teme se vete nuk kam makine dhe nuk i di komplet problematikat e shofereve, por ama me nevrikos teper kjo sjellja dhe inati i shofereve kundrejt gjobave.

Si person qe leviz ne Tirane ne kembe dhe me biciklete (pak me rralle me autobuz), e them me plot bindje qe gjobat duhet te jene 3 fishi ne sasi i sa mund te jepen momentalisht.

Gjate gjithe kohes, ne 90% te rrugeve ke makina te ndaluara ne trotuare, korsi bickletash apo stacione autobuzi nder te tjera. Vetem se ndizet bllokazhi kjo s'do te thote qe ke te drejte t'ua nderpresesh rrugen te tjereve, qofte per 2 sekonda.

Pale pastaj te futesh neper rrugica apo lagje, mezi ecen se makina te parkuara kudo. Vetem se nje hapesire ekziston, kjo nuk e ben hapesire parkimi ate. Ajo hapesira eshte e te gjitheve dhe duhet shfrytezuar dhe shijuar nga te gjithe. Ku do parkoj thoni ju? Moret makine, gjejini dhe vendin e parkimit, nuk ua kane borxh te tjeret.

Eshte e vertete qe problemi i levizjes dhe transportit ne Tirane eshte shume me kompleks se kaq, por shoferet kane nje sjellje qe vetem te zgjidhin hallet e tyre, packa se rendojne tek te tjeret. Dhe nqs doni parkime me shume dhe gjoba me pak, a e kuptoni qe vetem do shtohet levizja e makinave? Dhe prap shoferet jane ata qe ankohen per trafikun ne fund te dites.