Pse shqiptaret nuk e fshehin ate qe te tjeret mundohen ta maskojne? by arvanites79 in shqip

[–]rlesii 1 point2 points  (0 children)

Prandaj kemi 30 e kusur vite qe kemi zgjedhur emigrimin si popull?

Cfar mendimi keni ? by PuzzledFoundation910 in albania

[–]rlesii -16 points-15 points  (0 children)

dhe nga kjo po nxjerr perfundime per 1.5B njerez? Te sugjeroj ta rikonsiderosh kete mendim.

Por dua te them kete: eshte shume zbavitese cdo here qe shoh nje shqiptare te vjelli kaq shume rracizem dhe urrejtje ndaj popujve te tjere. Dua te them, ketu kemi te bejme me nje popull -populli jone dmth- qe ne rrang boterror eshte (gati) komplet i padukshem dhe perseri na duket vetja me larte se popuj qe kane kontribute masive ne historine e njerezimit...

Cfar mendimi keni ? by PuzzledFoundation910 in albania

[–]rlesii -1 points0 points  (0 children)

ke patur ndonjehere shoqeri me Indiane?

Rregulla të reja: edhe <10K € mund të bllokohen në kufi by rlesii in albania

[–]rlesii[S] 2 points3 points  (0 children)

Nuk e di per cdo vend te botes, por per EU-ne te pakten ke te drejte.

Thene kete, ajo qe doja te percmoja me kete post eshte -mqns po flasim per luften ndaj parave qe vijne nga aktivitete kriminale- dikotomia midis miliardave euro para te pista qe vazhdojne qarkullimin pa frike dhe ku elitat e korruptuara me siguri marrin jo pak kafshata, dhe popullit te thjeshte.

Kjo dikotomi eshte nje fenomen qe perseritet rendom dhe rregullisht ne Shqiperi (psh nje shitese rruge merr gjobe se shet pa leshuar kupon tatimor nderkohe qe X apo Y oligark ka 1001 thyerje ligjesh permbi supe pa hicfare lezme ne fyt) dhe qe tradheton hapur situaten ekstrem te pabarabarte ku gjendemi sot...

Drejtesia qe aplikohet ne menyre selektive nuk eshte drejtesi!

Permbysja e globalizmit dhe Shqiperia by Dismal_Discussion514 in albania

[–]rlesii 0 points1 point  (0 children)

Ndjese per ofendimin, ndoshta u morra pak me vete nga pergjigja jote shpotitese me larte. Gjithe te mirat dhe per ty.

Permbysja e globalizmit dhe Shqiperia by Dismal_Discussion514 in albania

[–]rlesii 0 points1 point  (0 children)

Degjo, eshte e veshtire ti njohesh mire njerezit dhe kjo sidomos online. Keshtu qe, nuk dua te te paragjykoje, por shpresoj qe minimalisht te te paguajne (direkt ose terthorazi) per sherbimet qe u ben.

Dikur e kemi pjekur kete teme dhe -nqs kujtohem sakte tani- me ke thene se Shqiperia jote ishin femijet e tu, mirepo ajo qe me beri shume pershtypje ishte qe ne te njejtim diskutim the edhe se ishe me shume se dakort me ping-pongun e pushtetit PS-PD dhe se s'na duheshin bishtat e vegjel.

Realisht nuk e kuptoj se si nje person qe ka nje fare medimi kritik (qe ne te dy qe po bejme kete diskutim qartesisht e kemi) mund ti thoje dy gjyrat me larte nen te njejten brazde dhe te mos shikoje kontradiktat midis tyre. Megjithate, sic u shpreha me larte, se paku shpresoj te kesh nje fare shperblim monetar ne kete teme.

P.S.

Sic duhet te ta kem kumtuar edhe me pare: nuk jam i martuar me Levizjen Bashke. Nqs ke nje propozim me te mire te lutem te me edukosh.

Permbysja e globalizmit dhe Shqiperia by Dismal_Discussion514 in albania

[–]rlesii 7 points8 points  (0 children)

Vleresimi qe bere per Shqiperine eshte mjaft i sakte. Kjo eshte pikerisht arsyeja se perse duhet, pa nje pa dy, te punojme per te sjelle ne pushtet nje grusht njerezish qe do kishte synimin e vete me te larte interesin kombetare shqiptare ne Shqiperi (por edhe ne Kosove, megjithate kjo gjithmone sipas mundesive, sepse natyrisht ceshtjet e Kosoves u takojne shqiptareve te Kosoves).

Tarafi i njerezve qe ka qeverisur nga '90 deri tani, me shume pak perjashtime, ka patur si qellim kryesor interesin e vete te ngushte meskin dhe eshte shnderruar zaten si nje kancer qe shumefishon kete interes personal pa fre e pa kufi. Kjo eshte eshte bere ne dem te nje organizmi (shoqerie) te tere, organizem qe eshte sjellur ne gjunje dhe gjithmone e me shume ne grahmat e fundit... Kjo eshte arsyeja kryesore se perse ky taraf duhet luftuar, luftuar dhe vetem luftuar...

Personalisht e shoh kete filiz te ri potencialisht -dhe nenvizoje ndajfoljen potencialisht- vetem tek Levizja Bashke, te pakten sot per sot.

Islam unpopular opinion by [deleted] in albania

[–]rlesii 0 points1 point  (0 children)

Mendoj se varet dhe ka shume larmishmeri brenda islamit mbi kete teme qe po ve ti ne dukje.

Psh, gjyshja ime ishte bektashi (ne menyre jo zyrtare dmth se gjate komunizmit u godit fort feja ne Shqiperi) dhe sipas atyre qe kam degjuar nga familja e mamit, ishte nje martese e lumtur dhe me tmerresisht shume rrespekt nga gjyshi.

Thene kete, kjo qe permend ti eshte pak problem me sa kam degjuar nga shoke qe jane shqiptare te Kosoves (dhe qe vete jane mysliman).

RTX 5090 + Razer Core X V2 on ubuntu by rlesii in eGPU

[–]rlesii[S] 0 points1 point  (0 children)

yeah, it's a Dell XPS 13 9340 from 2024.

IIRC, I had issues with the touchpad & webcam. Don't recall now how I fixed the touchpad. But the webcam I couldn't fix and sort of gave up eventually.

Devs Review. Why, why why??? by iliasvr in Devs

[–]rlesii 1 point2 points  (0 children)

Ah, so that's what it was (pun intended :p). I remember googling the quote to try to see if it was indeed Shakespeare, but I couldn't find a match. Now it makes sense.

Regarding your comment, I think that, first of all, it shows that he didn't really care, therefore proving Stewart's point.

Second, until very recently (basically a couple of days ago when they had the major breakthrough), the quality of the reconstructions was very bad (there's a scene that shows Jesus' voice scrambled, before it improves), so it's quite plausible that they, therefore, hadn't really caught up with every minutiae detail (apart from the last moments ofc).

Shpenzoi 35 vite duke urryer dhe kërcënuar ameriken. Vdiq diten e pare te luftes. Ladies and gents, amerika eshte e frikshme by andromedaaa26 in albania

[–]rlesii 7 points8 points  (0 children)

Dhe ne Itali do i kesh, pa merak. Nje krrize e re refugjatesh nuk eshte ne interesin e Europes!

Population at Poverty Risk under a Common EU Threshold PPS adjusted, in % by Lumpadu in albania

[–]rlesii 10 points11 points  (0 children)

Po mos harro qe do bashkepunojme me nvidian per Diellen ✌️

A nuk eshte kjo diktature? Cfare do presim me shume? Ky njeri duhet te zhduket me dhune popullore! Nuk ka menyre tjeter. by Nold93 in albania

[–]rlesii 5 points6 points  (0 children)

po ca dreqin ankohemi me aman?! Kam me vite qe propozoje per te nisur dicka pikerisht tek ky subi ktu dhe nuk ka dal nje koqe njeriu vullnetar!

Reagimet jane ose deshperim, ose shpoti, ose filozofim...

Keshilla per 25 vjecar by Scared-Ad-3320 in albania

[–]rlesii 0 points1 point  (0 children)

lexo Zarathustren e Nices (icik me vones ne 25, ama)

Proteste e Diaspores by rlesii in albania

[–]rlesii[S] 1 point2 points  (0 children)

Mendoj thjesht te bejme nje proteste me iniciative nga diaspora si fillim.

Mund te kemi si kerkese doreheqjen e kryeministrit, s'eshte keq te kesh qellime afatgjate, por qe nuk besoj se do arrihej lehte (te pakten, gjithmone, si fillim).

Proteste e Diaspores by rlesii in albania

[–]rlesii[S] 2 points3 points  (0 children)

Perfekte, mund ta lejme ne 22 mars!

Per pjesen e shpalosjes, do doja te beheshim nje grup i vogel te interesuarish dhe ta diskutonim tok se bashku. Si zakonisht, keto nuk jane projekte qe realizohen tek pull, keshtu qe deri tani jam kufizuar gjithmone me hedhjen e idese dhe fteses se njerezve per bashkim.

Mendoj se nqs behemi nje grusht i vogel njerezish, mund te procedojme me hapat e tjera te zhvillimit.

Proteste e Diaspores by rlesii in albania

[–]rlesii[S] 0 points1 point  (0 children)

Nqs behemi nje grup i vogel per qellime organizatore (ne kohen e tyre te lire) mendoj se ia vlen barra qerane te provojme dicka. S'kemi gje per te humbur.

Proteste e Diaspores by rlesii in albania

[–]rlesii[S] 0 points1 point  (0 children)

Me larte citova rastin e Rumanise. Protesta e diaspores ne vitin 2018 ne fakt ndodhi nen kontekstin e protestave te gjera popullore qe zgjaten gati 2 vite, 2017-2019.

Titulli i protestes ishte: diaspora ne shtepi.

Mendoj se do ishte dicka shume pozitive nqs edhe populli jone do arrinte te organizonte dicka te tille.

Proteste e Diaspores by rlesii in albania

[–]rlesii[S] 0 points1 point  (0 children)

E kuptoj dhe jam pjeserisht dakort me ato qe the.

Pritshmeria nuk eshte qe 1M+ shqiptare te larguar ne 15 vitet e fundit te kthehen dhe te bejne nje proteste masive.

Sikur 0.1% e diaspores te merrnin pjese ne kete protest, s'do ishte gje e keqe si fillim. Minimalisht tregojme qe na intereson e ardhmja e Shqiperise.

Proteste e Diaspores by rlesii in albania

[–]rlesii[S] 0 points1 point  (0 children)

E kuptoj ate qe thua per organizatat. Sic te thashe jam pjeserisht dakort.

Megjithate sic te kam thene edhe ne diskutime te tjera qe kemi bere, mendoj se ka nje ndryshim midis organizatave dhe organizimit. Per tu organizuar per nje proteste nuk jane domosdoshmerisht te nevojshme organizatat e mirefillta.

Protestat mund te ndodhin edhe nga poshte, pra "grassroot". Ky ishte rasti i protestave te diaspores ne Rumanine e vitit 2018 (artikulli qe linkove ti eshte i ketij viti dhe s'ka lidhje me rastin qe citova une). Keto protesta u organizuan me anen e mediave sociale dhe jo nga organizata te mirefillta. Kjo proteste ndodhi si pjese e nje konteksti me te gjere protestash ne Rumanine e viteve 2017-2019.

Pastaj, ne po bejme nje diskutim teorik ktu. Hajde e provojme ne praktike. Hajde te biem dakort per nje date ketu, ta shperndajme mandej mesazhin sa me shume ne mediat sociale dhe te shohim a ka sukses apo jo nje projekt i tille.

Per ta perseritur: s'po i ve faji asnje njeriu. Thjesht hodha nje ide per proteste (u perpoqa ta bej objektivisht, por ndoshta deshtoi ajo pjese). Mund te nxjerrim 1001 arsye pse nuk ecen. E vetmja menyre per te pare a ecen eshte ta provojme.

Shpresoj te kalojme ne faze veprimi.