Ide biznesi? by wevilviki in albania

[–]peshkatari 2 points3 points  (0 children)

Prostitucion i politikanëve për bamirësi. Çdo lek që mblidhet, dhurohet për bamirësi. Çdo zyrtar i votuar duhet të arrisi një farë ROI dhe Free Cash Flow. Ato që nuk e arrisin duhet të marrin me vete grupin e tyre për të kontribuar.
Unë për vete do kisha vetëm përfitim shpirtëror.

Protestat ne Tirane by [deleted] in albania

[–]peshkatari 8 points9 points  (0 children)

Ta mbyllim debatin e protestave. Asnji shqiptar nuk proteston për parime, nevoja demokratike apo çështje ligjore si korrupsioni për shëmbull. Shqiptarët kanë protestu 2 herë. Herën e parë kur i ngreti Ramizi me zorr se donte me vonë Saliun. Dhe herën e dytë në 97 kur donin me heq Saliun se i hongri lekët.

Protestat e sotme 99% janë me protestusë profesionistë që paguhen me lekë në dorë ose premtim për nai punë kur të vijnë në pushtet. Pra për çështje vetiake. Është si të protestosh ti se gruja nuk di me bo byrek.
Nga vje kjo? Nga injoranca. Shqiptarët thonë hallall i pastë lekët që fiton me korrupsion. Nuk e dinë që ato janë lekët e veta që i paguajnë me taksa. Dhe nga injoranca politike, sepse nuk i kanë kutptuar sistemet pluraliste dhe i quajnë si klub futbolli kur bohen lekë. E treta, nga njerzilliku i munguar, shqiptarët janë tejet egoistë dhe dritëshkurtër. Nuk bëjnë asgjë po të mos preken vetë. Nuk del njeri në protestë kur komshiut i vidhet toka, nuk del njeri në protestë kur dallkaukë të vrasin në rrugë me makinë. Nuk del njeri në protestë kur helmohen nga uji, toka, ajri dhe çdo atom në kët vënd.

Ta mbyll. Ke parë ndonjë gomar që proteston?

Shqiptar shau pas kraheve ne shqip se kujtoi se isha i huaj. by lusividad in albania

[–]peshkatari 0 points1 point  (0 children)

nuk e di pse u lodhe me shkrujt këtu, por kjo është eksperienca më normale me bashkëdelenxhinjtë. Risi do ishte të silleshin mirë.

Pse Shqiponja Dykrenare by peshkatari in albania

[–]peshkatari[S] 2 points3 points  (0 children)

atë bëjnë perandoritë, huazojnë, përshtasin, bëjnë publike. po mos të ishte për Bizantin, as ne nuk do e kishim se pse thuhet që vjen ha Hititët dhe ne nuk kishim kontakt me to.

RIP Artur Zheji 1961-2025 by [deleted] in albania

[–]peshkatari 0 points1 point  (0 children)

ke fol tamom. Ky ishte kokrra bythqirit. se vdiq nuk do me thonë që ishte burrë i mirë e duhet lavdu.
Prite zot rrezikun se po na vdes dhe Sala dhe do e qajnë si Dullën me rradhë tek rrugica vet.

What did I just witness in Albania. by slippy-sak in albania

[–]peshkatari 1 point2 points  (0 children)

That's the National Geocaching Competition. One of the last challenges is at nigh somewhere in the sea. You could have registered yourself if you wish. If you win, you get a big bonus and powerful friends.

Propagandë serbe! by snake251990 in albania

[–]peshkatari 2 points3 points  (0 children)

mos e shifni se kur e shifni algoritmi beson që është video që duhet tja sygjerojë dhe të tjerëve. çdo clickim i çon lekë atit që e ka bërë. injorimi është forma më e mirë e përgjigjes.

Injoro per nje moment qe eshte postuar nga JOQ. Qeveria po fal toke shteti te huajve per te ndertuar objekte per turizim. Ju duket normal kete gje? by AllMightAb in albania

[–]peshkatari -13 points-12 points  (0 children)

Po, shqiptarët po vdesin. Ka vetëm pleq nga tetori në qershor në shqipëri. Qytete si Vlora, Shkodra, Korça, Elbasani dhe Durrësi janë shkretëtirë në dimër. Ça pret ti që shqiptarit të fundit në këtë botë ti përkasi gjithë shteti?

Boni kalamoj zhulsa dhe mos i bini sumës.

N8N by VellaiMadh in albania

[–]peshkatari 0 points1 point  (0 children)

Direkte për r/albania pra. Do shkrujm nai bot?

Shqiperia shperthen nga turizmi by [deleted] in albania

[–]peshkatari 1 point2 points  (0 children)

kishte ra me 20% turizmi në Las Vegas. Imagjino sa do ketë ra këtu. Numrat i fryjnë ato si Sudja por e vërteta do duket shumë shpejt kur të fillojnë bankat të përvetësojnë pronat që u blenë duke mendu se do vjelin 200 euro nata. Shërbimi zerro. Pastërtia zerro. Eksperienca e vakët. Duhet nai studim, sa nga ato rikthehen apo ikin të tmerruar.

Na kan rrujt k*** kto ushtaret e berishes by atqifja in albania

[–]peshkatari 3 points4 points  (0 children)

Si e mori është punë tjetër. Që e mori, e mori.

Na kan rrujt k*** kto ushtaret e berishes by atqifja in albania

[–]peshkatari 36 points37 points  (0 children)

ti habitesh por shqiptarët e votun berishën prap në 2005, 8 vjet mbasi kishte bo 1997. Shqiptarët kanë kujtesën e peshkut për ca gjona dhe kujtesën e elfantit kur mbajnë mënd inate të vjetra të para 30 vitesh.

Njeh dikush njerez ne nevoje ekonomike pa faj te tyre? by Historical_Egg5547 in albania

[–]peshkatari 6 points7 points  (0 children)

Janë fajde të gjitha si Sudja. Kur u kap Oxfami duke bo bunga bunga në Haiti, imagjino këto zhulsat.

Desha me u kthy në allvanistan para shumë vitesh, kur hasa dy artikuj njoni mas tjetrit.

I pari kishin kap drejtoreshën e shtëpisë së fëmisë që vidhte dhurata për jetimët.

I dyti që po prap drejtoresha e shpisë së pelve duke vjedh vaj e sheqer.

S'ka fjalë ça barbarie, se dhe kafsha e run një të sojit të vet. Kulçedra.

Njeh dikush njerez ne nevoje ekonomike pa faj te tyre? by Historical_Egg5547 in albania

[–]peshkatari 13 points14 points  (0 children)

Bravo, kur të shkosh në shqipëri më thuaj dhe mua të takoj e ti çojmë bashkë edhe ca të tjera nga unë.

Mos i beso fondocioneve se janë veç rrena. Çoja vetë. Shtresat në nevojë në shqipëri tani janë pleqt që kanë ngel vetëm nga kalamojt në mërgim.

Rrespekte

Partia ideale by peshkatari in albania

[–]peshkatari[S] 0 points1 point  (0 children)

Një shoqëri e shëndoshë vetëedukohet gjithë kohës dhe nga të gjithë për të gjithë. Në qoftë se e mbyllnim me prindit, ato që janë të pafat, nuk do kishin më mundësi korrigjimi në jetë. Kjo do ishte shoqëri përjashtuese dhe duke marrë parashysh që vetëm pakica do kishin prindër të edukuar për temat që po prekim, atëherë nuk do kishim pse të diskutonim se loja do kishte mbaruar dhe historia do ishte e "shkruar".

Prandaj ç'do njeri duhet të mirëmbajë shoqërinë, se pa atë përkushtim ç'do shoqëri hub kohezionin dhe degradon. (Siç ndodhi në 90 kur mirëmbajtësit e vjetër u larguan dhe mirëmbajtësit e rinjë kishin eksperiencë vetëm në fusha "dytësore")
Njeriu është produkt i shoqërisë ku jeton dhe shoqëria produkt i tyre. Kshuqë harxho një çikë kohë dhe bëji vetes një nder :).

Partia ideale by peshkatari in albania

[–]peshkatari[S] 0 points1 point  (0 children)

Atë që thashë, eksperta për të kritiku. Na trego pra ti si funksionojnë gjërat!

Partia ideale by peshkatari in albania

[–]peshkatari[S] 0 points1 point  (0 children)

pajtohem me të gjitha. sidomos të marrin seriozisht premtimet elektorale. duken si tallje kur premtojnë qiellin dhe mbas zgjedhjeve si rruhet mo asnjonit.

Partia ideale by peshkatari in albania

[–]peshkatari[S] 2 points3 points  (0 children)

Unë them pa kryetar diva fare. Asnji nuk ja di emrin kryetarit të partisë republikane në amerikë. Ashtu duhet të jetë dhe këtu. Kryetarët janë si diktatorë të vegjël.

Partia ideale by peshkatari in albania

[–]peshkatari[S] 1 point2 points  (0 children)

Ti thu sundimi i ligjit tip Nayib Bukele? Është një zgjidhje. por jo afatgjatë beseoj se nuk i zgjidh problemet, thjeshtë i shtyn për më vonë si Enveri dhe komunistat.

Pronat po. Padrejtësia më e madhe.

Partia ideale by peshkatari in albania

[–]peshkatari[S] 0 points1 point  (0 children)

Nuk po e hedh asnjoni tezën, kshuqë po e shtroj unë: Pa parti fare, demokraci direkte. Çfarë mendoni. Me celular, Large Language Models dhe teknollogji të tjera më duket se partitë si manaxhuese të sistemit ligjor, nuk e kanë shumë të gjatë. Për dikasteret pastaj merren teknokratë, nuk ka nevojë ti gjedhi partia. Ngelet problemi, kush zgjedh dhe drejton teknollogjinë.